Shumë zona të Australisë janë përmbytur, helikopterët ushtarakë kanë evakuuar qindra njerëz nga përmbytjet që sipas vendase ndodhin një here në një shekull.
Sipas kreut të shërbimeve të ndihmës zonat në veriperëndim të vendit janë nën ujë dhe nuk mund të shihje asgjë nga dendësia e tij.
Shërbimi i motit i Australisë tha sot gjendja kritike e motit do të vazhdoj ende. Shumë komunitete në veriperëndim të vendit apelojnë për ndihmë nga përmbytja record e vendit.
Gjendja e jashtëzakonshme në Kimberley, një zonë në shtetin e Australisë Perëndimore me madhësinë e Kalifornisë, u shkaktua nga një ciklon ekstropik që solli reshje të mëdha shiu.