12/21/2025 5:05:45 AM

Vendimi që mund ta zbulojë krijuesin e vërtetë të Bitcoin, kush fshihet pas ”Satoshi Nakamotos”?

Duhet të lexoni

Bitcoin është kriptomonedha virtuale më e njohur e planetit. Nga fillimet e saj në 2008, ku për herë të parë kodet përkatëse u gjeneruan nga një personazh misterioz,  shumë ndryshime kanë ndodhur, edhe pse në pak vite.

Në radhë të parë, nga vlera. Një bitcoin nga pak qindra dollarë në vitin 2013 tashmë vlen rreth 60 mijë dollarë. Ndërkohë, rreth 14 mijë sipërmarrje në botë kanë filluar ta pranojnë si metodë pagese, shumëfishohen aparatet ku mund të blesh ose të shkëmbesh bitcoin në monedhën zyrtare, dhe El Salvadori e ka shpallur monedhë ligjore.  

Por misteri i krijuesit të Bitcoin, ende nuk është zgjidhur. Krijuesi në 2008 i ka dhënë vetes nofkën Satoshi Nakamoto, por analistët nuk mendojnë se kemi të bëjmë me një japonez me atë emër.

Ndër vite, shume persona janë identifikuar ose janë vetëshpallur si Satoshi Nakamura, por asnjë nuk ka qenë i besueshëm.

Pa dyshim, emri më i njohur është ai i profesorit australian Craigh White, dhe vendimi i një gjyqi të ndodhur ditët e fundit në Majemi të SHBA-së, mund ta shndërrojë atë në krijuesin gjenial të kriptovalutës.

Wright pretendon jo vetëm se është krijuesi i Bitcoin, por edhe se zotëron 1.1. milionë bitcoin, që me çmimet e sotme përkthehet në rreth 54 miliardë dollarë.  

Të afërmit e një inxhinieri të vdekur në 2013, Dave Kleiman, hodhën në gjyq Wright duke pretenduar se ai ishte partner i Wright në krijimin e bitcoin, duke kërkuar gjysmën e pasurisë përrallore, edhe pse ende virtuale, që kishte shpallur inxhinieri australian.  

Gjykata nuk i dha të drejtë pasardhësve te Kleiman, por urdhëroi Wright të dëmshpërblente me 100 milionë dollarë ato për meritat e të ndjerit në zhvillimin e atij brendi. Wright pranoi vendimin, që cilësoi si fitore. Një dëmshpërblim i urdhëruar nga Gjykata, sipas tij, nënkupton pranimin e autoritetit amerikan se ai është efektivisht krijuesi i Bitcoin.

Ekspertët e sektorit kanë qenë gjithnjë skeptikë për Wright, sepse shuma që ai pretendon se disponon, që përkthehet me dhjetëra miliarda dollarë, i përket vërtet bitcoineve origjinale, diçka kjo që mund ta lidhte atë me krijuesin Nakamoton. Problemi qëndron te fakti se kjo shumë nuk është prekur nga fillimet e bitcoin, dhe teknikisht mund të jenë të kujtdo.

Ato disa herë i kanë kërkuar Wright të tregonte pronësinë, duke dërguar qoftë edhe një fraksion të vogël në një llogari tjetër, për të treguar se ai disponon atë sasi, por australiani ka refuzuar gjithmonë, duke thënë se kjo do të ndodhte pas gjyqit, ku ai do të dhuronte një pjesë të mirë në bamirësi.

Me vendimin në fjalë, tani nuk mbetet vetëm të pritet një lëvizje e mëtejshme të tij, që mund të zgjidhte një nga misteret më të mëdha të inxhinierisë ekonomike./A2CNN

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate