Ndarjen e buxhetit për vitin 2023 është 12 për qind më i lartë se vitin e kaluar është në fushën e arsimit.
Për këtë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se në bazë të prioriteteve që kanë përcaktuar, i kemi kushtuar vëmendje digjitalizimit të sistemit të arsimit dhe edukimit të hershëm.
Ndërkohë, njohësit e fushës, thonë se digjitalizimi e rrit llogaridhënien brenda sistemit arsimor.
Për buxhetin e ndarë për fushën e arsimit, ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci, ka thënë se nevojat janë më të mëdha se sa mundësitë. Megjithatë, ajo theksoi për Radio Kosovën se për vitin 2023 është ndarë buxheti për arsim 12 për qind më i lartë. Ndërsa, bëri të ditur se prioritet kanë digjitalizimin e sistemit të arsimit dhe edukimin e hershëm.
“Janë planifikuar gjashtë milionë euro për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve apo për adoptimin e hapësirave ekzistuese në kopshte dhe çerdhe, me synimin që të rritet përfshirja në edukimin e hershëm”, thotë ministrja Nagavci.
“Të gjitha studimet e organizatave më kredibile dhe studimet shkencore, kanë vërtetuar që investimi në edukimin e hershëm, është investimi më i duhur për zhvillimin jo vetëm të secilit fëmijë, por edhe të familjeve e shoqërisë në të ardhmen”.
Ajo shprehët se ky është një investim që kthehet shumëfish për shoqërinë.