Sali Berisha ka dhënë së fundmi një intervistë në emisionin ‘Klanifornia', ku ndër të tjera iu kërkua të krahasonte politikanë të ndryshëm me kafshët, ndër të cilët përmendi ish-kreun e PD, Lulzim Basha si një “jovertebror”, Alibeajn si ‘insekt’ apo edhe Ilir Metën si ‘ari’.
I pyetur për goditjen që mori gjatë protestës së 6 dhjetorit Berisha deklaroi se në politikë pret jo vetëm lulet dhe entuziazmin por edhe plumbat e goditjet, ndërsa shtoi se e rëndësishme është mos të të mposhtin.
Pjesë nga intervista:
Gilbert Fevziu: E nise me bisturinë, e vazhdove me dy gishtat lart, tani ke hyrë te ‘street fighting’, ndeshjesh rrugëve, çfarë është kjo karrierë?
Berisha: Në politikë pret jo vetëm lulet dhe entuziazmin por edhe plumbat e goditjet, e rëndësishme është mos të të mposhtin dhe nuk më kanë mposhtur deri më sot.
Gilbert Fevziu: Meshkuj jemi dhe bëjmë sherre dhe i themi gruas në shtëpi u përplasa te dera makinës apo diçka tjetër, si i thatë zonjës për goditjen?
Berisha: I thashë atë që ndodhi, nuk ka mënyrë për ta motivuar që të më mbështesë. I them gjithnjë të vërtetën.
Gilbert Fevziu: Ilir Meta ka thënë që unë i bie më të fortit, si nuk i ra pak atij që të ra ty, pse doli mbrapa?
Berisha: Aty ishim për diçka tjetër, nuk kishim ikur për sherr. Unë e kuptoj që ju doni të shihni ndeshje por për ne nuk ishte moment i tillë.
Gilbert Fevziu: Unë do ju them një emër politikani, ju më thoni kafshën që ju sjell ndërmend ai politikan.
Basha?
Jo vertebror
Alibeaj?
Insekt
Arben Ahmetaj?
Tigri i korrupsionit
Erion Braçe?
Gjinkallë
Edi Rama në opozitë?
Ai e ka thënë vetë, është veshgjatë
Ilir Meta?
Ari
Sali Berisha?
Aty ku është rritur, shqiponjë