1/2/2026 10:41:39 PM

Stoltenberg: NATO duhet të rrisë prodhimin e armëve në vitin 2023

Duhet të lexoni

NATO duhet të rrisë prodhimin e saj të armëve derisa lufta në Ukrainë po zvarritet dhe nevoja e Kievit për material ushtarak rritet, tha Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg në një intervistë të transmetuar të dielën.

“Për shembull për artileri, na duhet një sasi e madhe e municionit dhe kemi nevojë për pjesë këmbimi”, tha kreu i aleancës ushtarake.

“Ne duhet të rrisim prodhimin dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjnë aleatët“, tha ai.

Mirëmbajtja e sistemeve të armëve të dorëzuara tashmë në Ukrainë është të paktën po aq e rëndësishme sa debati për furnizimin e më shumë armëve, tha Stoltenberg.

Sipas tij, NATO duhet gjithashtu të jetë e përgatitur për të mbështetur Ukrainën në terma afatgjatë.

“Ajo që kemi parë është se Rusia nuk tregon shenja të heqjes dorë nga qëllimi i saj i përgjithshëm për të marrë kontrollin mbi Ukrainën. Forcat ukrainase patën momentin për disa muaj, por ne gjithashtu e dimë se Rusia ka mobilizuar shumë më tepër forca, shumë prej tyre tani janë duke u trajnuar”, tha ai për BBC.

Stoltenberg tha se kjo sjellje e Rusisë po tregon se ajo është e gatshme të vazhdojë luftën që e nisi më 24 shkurt 2022.

Ka të ngjarë që kjo luftë të përfundojë gjithashtu në tryezën e bisedimeve, por vendimtare për rezultatin e bisedimeve të tilla është forca e Ukrainës në fushën e betejës, tha ai derisa theksoi se i takon udhëheqjes në Kiev të vendoste se me çfarë kushtesh do të ulej në tryezën e bisedimeve.

Ndërkohë, zyrtarët ukrainas të hënën thanë se Rusia nisi shumë drone gjatë natës për të sulmuar pjesë të Ukrainës dhe dhjetëra u rrëzuan.

Këto sulme po vijnë pas një serie sulmesh gjatë fundjavës që vranë tre civilë në natën e Vitit të Ri GazetaSinjali/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate