Ndërkohë aktorja dhe deputetja kosovare mori mbështetje të madhe nga miqtë, familjarët dhe ndjekësit, të cilët u lutën për shëndetin e saj.
Pas operacionit që rezultoi i shëndetshëm, Adriana Matoshi nuk foli për gjendjen e saj shëndetësore dhe mbrëmjen e djeshme reagoi për herë të parë në rrjetet sociale në një postim të Arjola Demirit, ku i shprehu miken e saj mbështetjen brenda shtëpisë së Big Brother.
“Drita ime, dashnia jeme pa kufi! Të dua me shpirt, ylli im më i bukur”, komentoi ajo.
Ndërsa një komentues e kritikoi, që gjatë kësaj kohe nuk foli për gjendjen e saj pas operacionit, pas gjithë atyre lutjeve për shëndetin e saj.
“Gjithë ato lutje që i bëme për shëndetin tënd, nuk ishe ne gjendje me bo një postim, me ju tregu këtij populli për gjendje tënde mbas operacionit!”- shkroi komentuesi.
Ndërkohë Adriana Matoshi u përgjigj se “sot ka hapur pak sytë dhe në momentin kur do bëhet me e fortë do shkruajë diçka nga shpirti”.
“Ditën kur unë u shtriva në spital, Arjola kishte kënduar për mua, sot i çela sytë pak dhe morra telefonin, gjeja e parë qe pashe ishte Arjola. Nesër besoj qe forcohem e koncentrohem për me shkrua diçka nga shpirti”, komentoi deputetja.