12/28/2025 9:58:44 AM

Peci thotë se motra e Sveçlës s`është në stafin e ministrisë, akt-emërimi e demanton keq

Duhet të lexoni

Magbule Hyseni, motra e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, prej muajit shkurt është punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Punësimi i saj në këtë institucion ka nxitur polemika të shumta.

Ministria ka mohuar se zonja Hyseni është rekrutuar nga stafi i kësaj ministrie.

Vazhdimisht është thënë se motra e Sveçlës është e angazhuar në një projekt, i cili implementimet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe financohet nga Banka Botërore.

Versione të njëjta ka dhënë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecili, kur është pyetur nga gazetarët për këtë çështjen.

Të njëjtën gjë ai e ka përsëritur edhe para dy dite në emisionin “Context” në ATV.

Kur është pyetur specifikisht për këtë temë, ai ka thënë se znj. Hyseni nuk është staf i ministrisë.

“Kur jam interesuar dhe kam thanë, se a ka motër Xhelal Sveçla në ministri të Bujqësisë, me kanë thënë po. Kjo zonja punon në arkiv prej vitit 2005. Ndërkohë, ka dalë që edhe një motër tjetër po pnojka në një projekt të Baknës Botërore që ka diçka në kuadër të objektiva dhe angazhimeve në bujqësi, por nuk është staf i ministrisë e as nuk e kemi rekrutuar ne. Mu me vije keq se prapë rikthehet ky debat në vazhdimësi”, ka thënë Peci.

Por akt emërimi që e ka marrë motra e Xhelal Sveçlës e dëmton ministrin Faton Peci.

Dokumentin që e ka siguruar gazeta Nacionale vërteton se Magbule Hyseni është bërë pjesë e shërbimit civile të kësaj ministrie.

Sipas dokumentit, ajo është emëruar në pozitën “zyrtar i lartë i pagesave direkte” në Drejtorin e Pagesave Direkte të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, agjenci kjo që vepron në kundër të ministrisë së Bujqësisë.

Në bazë të akt emërimit, marrëdhënia e punës për Hysenin ka filluar më 1 shkurt 2022.

Ndërsa, pika 3 e akt-emërimit tregon se ajo tashmë është staf i përhershme i ministrisë.

Motra e ministrit Sveçla tregon se edhe gjatë Qeverisë Kurti ka vazhduar avazi i vjetër i punësimeve të familjarëve të njerëzve të fuqishëm të politikes.

Ndonëse kryeministri Kurti gjatë fushatës kishte premtuar se do ta ndërpre këtë praktikë, ajo po vazhdon sikurse në qeveritë e mëhershme.

Vazhdon rehatimi i mbështetësve të VV-së nëpër institucione publike

Tensionet në veri të vendit nuk e kanë penguar Qeverinë e Kosovës në ‘rehatimin’ e përkrahësve dhe militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje nëpër poste të larta publike.

Vetëm në javën e parë të përshkallëzimit të situatës në pjesën veriore të vendit, ekzekutivi ka emëruar disa zyrtarë partiakë në pozita të larta në ndërmarrje dhe institucione publike.

Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconit, KQZ-ja dhe “Ibër – Lepenci” kanë qenë vetëm disa nga institucionet ku në fillim të këtij muaj janë punësuar përkrahës dhe militantë të partisë në pushtet.

Javën e kaluar, kabinetit qeveritar e ka emëruar në pozitën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Arsimit, Fadile Dyla, e cila është mbesë e deputeti të VV-së, Jahja Kokajt.

Po javën e kaluar mbështetësi i VV-së, Besnik Buzhala, është zgjedhur drejtor i Zyrës për Çertifikimin e Subjekteve politike në KQZ.

Ditë me parë, partia në pushtet ka “kapur” edhe NHE “Ibër–Lepenc”.

Drejtor i ndërmarrje publike është zgjedhur Faruk Mujka, i cili ka qenë kryetar i degës së LV-së në Mitrovicë dhe ish-nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.

Ndërsa, në fillim të këtij muaji, Kallxo.com ka raportuar se kandidat për zëvendës të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve joshumicë është Admir Rama.

Ky i fundit, sipas kësaj medie, është familjar i sekretarit organizativë të LV-së, Alim Ramës, i cili është edhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e kësaj partie.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate