12/17/2025 9:58:02 PM

Përpjekje për zëvendësimin e fjalës ‘Krishtlindje’ me ‘pushime’? Papa kritikon BE-në

Duhet të lexoni

Papa Françesku u shpreh kundër udhëzimeve të brendshme të Komisionit Evropian, të cilët kanë shkaktuar reagime të ashpra me përpjekjen për të "anuluar Krishtlindjet", duke kërkuar zëvendësimin e fjalës “Krishtlindje” me “periudha e pushimeve”. Papa i ka krahasuar këto përpjekje me diktaturat, ndërsa paralajmëroi kundër "kolonizimit ideologjik".

Komunikimet e brendshme të Komisionit Evropian u zbuluan javën e kaluar nga e përditshmja italiane "Il Giornale". Dokumenti prej 30 faqesh, i titulluar "Bashkimi i Barazisë", këshilloi anëtarët që "të shmangin supozimin se të gjithë janë të krishterë", veçanërisht gjatë pushimeve të dimrit. Ai sugjeroi që anëtarët e komisionit të shmangnin përdorimin e fjalës "Krishtlindje” dhe këshilloi gjithashtu që të mos përdoren emra "që janë zakonisht nga një fe", duke zëvendësuar "Maria dhe John" me "Malika dhe Julio" kur i referohen një çifti hipotetik.

Dokumenti gjithashtu dha udhëzime se si të trajtohet gjinia dhe orientimi seksual, duke tërhequr kritika nga përfaqësuesit e Vatikanit, politikanët e ekstremit të djathtë dhe gjithashtu nga Papa.

Komisioni Evropian e tërhoqi dokumentin të enjten e kaluar, duke e quajtur atë "një punë në progres" dhe duke premtuar në një postim në Twitter të publikojë një "version të përditësuar".

Dokumenti është "anakronik", tha Papa Françesku dje, gjatë një konference shtypi.

“Gjatë historisë shumë, shumë diktatura u përpoqën ta bënin këtë,” shtoi ai.

Papa Françesku tha se përpjekje të tilla janë rezultat i një qasjeje "të dobësuar" ndaj krishtërimit që ka dështuar gjatë historisë.

"Bashkimi Evropian duhet të marrë idealet e themeluesve, që ishin idealet e unitetit, madhështisë dhe të jetë i kujdesshëm që të mos i hapë rrugën kolonizimit ideologjik, i cili rrezikon ndarjen e vendeve dhe mund të bëjë që Bashkimi Evropian të dështojë,” -tha ai.

Papa lëshoi një fjalë paralajmëruese për ligjvënësit evropianë që të respektojnë dallimet e vendeve anëtare.

“Çdo vend ka veçoritë e tij, por çdo vend është i hapur ndaj të tjerëve”, tha ai, duke shtuar se sovraniteti i Evropës dhe sovraniteti i çdo shteti anëtar është pjesë e “një uniteti që respekton veçorinë e çdo vendi”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate