12/26/2025 11:56:13 PM

Shqipëria firmos kontratën për blerjen e 6 dronëve Bayraktar. Nuk tregon sa kushtuan!

Duhet të lexoni

Në Tiranë, qeveria shqiptare nënshkroi sot një kontratë me kompaninë turke Baykar, për blerjen prej saj të 6 dronëve ushtarakë Bayraktar. Firmosja u bë gjatë një ceremonia të veçantë në prani të kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, si dhe përfaqësuesve të kompanisë turke, përfshirë, drejtuesin e saj ekzekutiv Lütfü Haluk Bayraktar.

“Ne do nënshkruajmë për paketën e plotë. Tre dronët që do të vijnë së pari, do të jenë të armatosur dhe do të jenë të gatshëm për çdo rast, ku dhe kur dhe shpresoj të mos ndodhë kurrë, por nuk jetojmë në kohë fort të sigurta, kur pra dhe ku siguria jonë kombëtare të jenë nën kërcenim, në këtë rast do të jemi gati për luftë, por ndërkohë ato do të jenë gati dhe për një gamë të plotë aktivitetesh që do të jenë mjaft dobiprurëse për mirëqeverisjen në vend”, deklaroi kryeministri Rama.

Ai shpjegoi më tej se “dronët do të na ndihmojnë që të montojmë trafikun, do të na ndihmojnë për të ndjekur personat e kërkuar, pra do t’i shërbejnë dhe policisë dhe për të monitoruar tërësisht territorin dhe të arrijnë kapacitet të fjalës së fundit për të luftuar kultivimin e narkotikëve në terren, për të monitoruar zjarret dhe pyjet e po kështu për të vazhduar dhe për të siguruar që lufta kundër ndërtimeve të paligjshme, gjithashtu dhe shfrytëzimit të pronave ndonjëherë si të thuash në dëm të pronës publike dhe ndonjëherë në dëm të personave privatë të vazhdojë”.

Vlera e kontratës nuk është bërë e ditur nga autoritetet, por gjatë një interviste të para disa kohëve kryeministri Rama kishte deklaruar se "për qëllimet që kemi dhe për shërbimin që do të na bëjnë janë absolutisht me çmim të arsyeshëm". Autoritetet shpjeguan se kontratao përfshin dhe trajnimet e personelit shqiptar, si dhe paketën e mirëmbajtjes së dronëve, Bayraktar, të cilët u bënë veçanërisht të famshëm, nga efikasiteti i tyre, në rezistencën që Ukraina po i bën agresionit rus ndaj saj. Për këtë arsye kërkesa nga shtete të ndryshme për t’u pajisur me këto lloj dronësh ka ardhur në rritje. Kësaj situate ju referua dhe kryeministri Rama kur falenderoi në mënyrë të veçantë presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, me të cilin prej vitesh ai ka ushqyer një marrëdhënie të ngushtë.

“Presidenti Erdogan presidentin Erdogan, ka qenë thelbësor në këtë proces sepse të gjithë ne e dimë që kur vjen fjala për mjetet pa pilot, “bajraktar” apo dronët siç njihen sot, nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit e parave, por ka të bëjë dhe me faktin që të jesh i aftë që të kalosh edhe të hysh, të kalosh e të shtysh në radhë sepse radha është shumë e gjatë dhe nga ana tjetër është fakti i të qenit nga ana e duhur”, u shpreh zoti Rama duke nënvizuar faktin se të dy vendet janë anëtare të Nato-s. VOA

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate