12/26/2025 7:59:51 PM

"E frikshme dhe e llahtarshme", Arian Çani: Ja çfarë "fshehën" mediat nga atentati ku u vra Brilant Martinaj

Duhet të lexoni

Gazetari Arjan Çani e ka konsideruar si një krim të frikshëm dhe të mirëorganizuar atentatin e 17 korrikut tek mbikalimi i Fushë Krujës, ku u ekzekutua Brilant Martinaj, Diklen vata dhe Besmir Hoxha.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Çani tha se mediat nuk e raportuan tamam, duke shtuar se autorët bllokuan lëvizjen e automjeteve në atë aks, kryen vrasjen, pastruan provat dhe më pas lejuan sërish lëvizjen e automjeteve në atë aks. Ai tha se këtë gjë nuk mund ta bëjë një bandë e thjeshtë kriminale.

Eksperti Ervin Karamuço tha se taktika e përdorur në atë vrasje quhet “Storm” (Stuhia) dhe mësohet vetëm në forcat komando të ushtrisë.

Arjan Çani: Krimi më i frikshëm dhe më i mirëorganizuar është vrasja e kushëririt të Martinajt më 17 korrik tek mbikalimi i Fushë Krujës. Të gjithë kolegët gazetarë që merren me investigimin e thonë këtë gjë. Konsiderohet si një nga krimet më perfekte. Në media nuk është raportuar tamam.

Grida Duma: Çfarë nuk u raportua në media?

Arjan Çani: Dinamika e ngjarjes, sepse shumë elementë munguan. Nuk kuptohet se çfarë ishin personat që e goditën atë, sepse është e pamundur që të bllokosh një rrugë nacionale për të vrarë dike. Dhe pastaj të mbarosh vrasjen, të pastrosh vendin e ngjarjes dhe pastaj të vazhdojë trafiku. Kush mund ta bëjë këtë? Mund ta bëjë këtë për shembull një bandë tjetër kriminale? Pak e vështirë.

Ervin Karamuço: Taktika që është përdorur në atë ngjarje është “Storm” (Stuhia). Ajo mësohet vetëm në forcat komando të ushtrisë.

Arjan Çani: Mua dhe shumë gazetarëve të tjerë na ka lënë një shije se pas kësaj ngjarje nuk mund të ketë individë privatë. Ai mund të ketë patur probleme me shumë njerëz, kjo nuk ka rëndësi, por mënyra e ekzekutimit, e asaj makinë atë ditë atje ishte spektakolare, e denjë për serialet më të fundit të Netflix, ishte një llahtari.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate