12/26/2025 1:42:55 PM

Kryesindikalisti i Policisë: Kolegët tanë në veri nuk janë ndërruar qe 11 ditë, është tejkaluar normalja

Duhet të lexoni

Tash e njëmbëdhjetë ditë prej kur u tensionua situata në veri e u vendosën barrikada nga serbët, kjo zonë pandërprerë ka prezencë të Policisë së Kosovës.

Ekipet e forcave të rendit janë me orar 12 orësh në terren, derisa në këtë pjesë vijnë prej stacioneve të tjera rajonale më larg Mitrovicës

Por mundësinë për t’u ndërruar nuk e kanë edhe kolegët e tyre në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak.

Shqetësimin për policët e bllokuar në veri e ka shprehur, kreu i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.

Zeqiri tha për Front Online se bllokimi i pjesëtarëve të policisë ka kaluar çdo normalitet.

“Në kushtet të cilat ata janë dhe që nuk janë ndërruar që 11 ditë është tejkaluar gjithçka prej normales për shkak se maksimumi që mundet me punuar policia është 12 orë, por nuk ka faj punëdhënësi për shkak se pengesat janë barrikadat. Ushqim kanë por janë të konzervume dhe nuk është e vërtet që janë duke ju harxhuar rezervat e ushqimit. Ajo që i rëndon më shumti është mos ndërrimi i policëve”, theksoi Zeqiri.

Sipas Zeqirit, menaxhmenti policor është duke e bërë të pamundurën për ndërrimin e pjesëtarëve të policisë të bllokuar në veri.

E keqja që po ndodh në veri është që policët kanë mbetur pa ndërrim. Menaxhmenti policor është duke e bërë të pamundurën për me e gjete një variant për me e bërë ndërrimin atje”, tha Zeqiri.

Kreu i sindikatës së policisë, ka theksuar se Qeveria duhet t’i koordinoj punët me institucione ndërkombëtare për situatën në veri.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e Bërnjak dhe Jarinjë dhe janë duke e bërë punën me moral të lartë përkundër zgjatjes të tepruar të punës që janë duke e bërë që 11 ditë. Ne nuk jemi të interesuar me i tërhequr policët nga pikat që janë të vendosur por t’i bëjmë zëvendësimin e policët e tjerë. Qeveria duhet t’i koordinoj punët me institucione ndërkombëtare”, u shpreh Zeqiri.

Ndryshe, Emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vendosur.

Se barrikadat duhet të hiqen me marrëveshje politike, jo me buldozerë, e tha edhe ndërmjetësi evropian në dialog Miroslav Lajçak./Front Online


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate