12/25/2025 7:31:54 AM

Skeptik:’ S’shoh gjasa për marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë pa zgjidhje reale për Veriun, tha profesori britanik Timothy Less

Duhet të lexoni

Udhëheqësi i Qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Cambridge në Mbretërinë e Bashkuar, Timothy Less, shtoi se nuk është larg mëndësh që Turqia të jetë një ndërmjetës dhe garantues mes Kosovës dhe Serbisë, nën diktatin e Perëndimi gjithsesi, transmeton Gazeta Metro.


Profesori Timothy Less për gazetën serbe Blic tha se Turqia si një garant i marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinë – teori apo ide për të shqyrtuar, apo edhe një mundësi reale ndoshta e cila do të rendiste Turqinë si ‘lojtar i madh’ duke dalë nga roli i fuqisë rajonale.

Kjo ndoshta nuk do të ishte edhe një befasi, kur kihet në konsideratë se Turqia në disa raste e ka ofruar ndërmjetësimin si në rastin konkret, por edhe në disa të tjerave kriza botërore, ajo mes Rusisë dhe Ukrainën shkruan Blic.

“I vetmi shtet lindor që do të mund t’i lejohej të luante rol në sigurinë e Kosovës në të ardhmen është Turqia. Në njërën anë, ajo është anëtare e NATO’së, në tjetrën ka relacione të mira si me Beogradin poashtu edhe Prishtinën” ka thënë Less.

Megjithatë, kjo nuk do të kalonte aq lehtë.

.“Ajo që kemi parë viteve të fundit, fuqitë perëndimore padyshim që do të këmbëngulnin në atë që roli i Turqisë të jetë vartës ndaj rolit të SHBA’së dhe Europëss, dhe i kufizuar në atë që do t’i lirojë nga nevoja e dedikimit të resurseve ushtarake shtesë në Ballkan në vend se të kenë çfarëdo roli të pavarur udhëheqës” tha Less.

Ai tutje shtoi se nuk është optimist së pari sa i përket një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në të kundërtën, të dyja palët siç edhe duket kanë vendosur që së pari të provojnë të përforcojnë faktet në terren: Prishtina të integrojë veriun me pjesën tjetër të Kosovës për të paraprirë kërkesës së Beogradit për autonomi, ndërsa Beogradi të shkëpusë veriun, dhe të ndalojë që ai të shndërrohet pjesë e Kosovës së pavarur. Deri atëherë kur statusi i veriut nuk zgjidhet realisht, nuk shoh aspak gjasa që ndonjëra palë të pajtohet me një marrëveshje e cila e formalizon këtë”.

Kur kjo betejë diplomatike të përfundojë, me shumë gjasë do të ketë vend vetëm për një garantues.

“Nëse dhe kurdo të ndodhë marrëveshja. I vetmi garantues i pranueshëm për fuqitë perëndimore do të jenë fuqitë perëndimore. Pjesa kryesore e motivit në përpjekjen e zgjidhjes së çështjes së Kosovës është pikërisht ndikimi i Rusisë dhe Kinës në Ballkan dhe lidhja më afërt e rajonit me Perëndimin. Në përputhje me këtë, nuk ekziston skenar në të cilin fuqitë perëndimore do t’i jepnin rol Rusisë dhe Kinës në sigurinë e Ballkanit, drejtpërdrejtë do të ishte në kundërshti me këtë synim. Dhe kjo duhet të thuhet, nuk do të ishte e pranueshme për Kosovën, kështu që kjo ide me të vërtetë është jo reale”./gazetametro.net

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate