12/24/2025 9:32:21 PM

Çakejtë serbë të luftës në shërbim të krimit të organizuar: "Tigrat", "Skorpionët" e paramilitarë të tjerë tani po luftojnë për dominim në tregun e drogës

Duhet të lexoni

Sasa Cvjetan, një kriminel serb lufte, u arrestua në Athinë për trafikim droge.

Ai ishte anëtar i grupit famëkeq paramilitar “Skorpionët”, dhe ishte dënuar me 20 vjet burgim për krime lufte në Podujevë, ku kishte marrë pjesë në vrasjen e 14 grave dhe fëmijëve, anëtarë të familjes Bugujevci.

Por, ai s’është i vetmi ish kriminel lufte nga Serbia që ka gjetur vend tash në kartelet e drogës.

Në një aksion të policisë greke në Athinë, 11 anëtarë të Kartelit serbo-kroat janë arrestuar dhe bashkë me ta janë sekuestruar sasi kokaine, marihuane, peshore matëse precize, armë, eksplozivë dhe prova të tjera komprometuese.

Ky grup dyshohet se kanë kontrabanduar drogë së paku në vlerë prej 250 mijë eurosh në Greqi, shkruan Albanian Post.

“Skorpionët” janë një grup famëkeq në rajon, veç Cvjetan-it, katër anëtarë të tjerë të këtij grupi ishin të lidhur me krimet në Podujevë.

“Skropionët” janë gjithashtu të përfshirë në vrasje të burgosurve në Srebrenicë në vitin 1995, madje tashmë janë publikuar edhe pamje të krimeve të tyre monstruoze.

Gjatë shkatërrimit të ish-Jugosllavisë dhe luftërave të viteve 90-ta, një numër i madh i grupeve paramilitare u shfaq duke kryer krime të mëdha, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, shkruan Albanian Post.

Shumica prej tyre, meqë Serbia nuk i dënoi, u zhdukën nëpër botë pas luftës. Informata për ta gjithandej botës japin agjenci të ndryshme të inteligjencës dhe të policisë.

Ata u strehuan nga grupe të ndryshme kriminale, dhe ishin pjesë e rëndësishme e formimit të katelit tashmë të njohur si Karteli i Ballkanit.

Në vitin 2005 një nga kriminelët më brutal nga Bosnja, Milan Lukiç, komandant i grupit paramilitar “Hakmarrësit” ishte arrestuar në Argjentinë. Në të njëjtën kohë një grup i madh nga Ballkani po operonte në Argjentinë, në trafikun e Kokainës.

“Hakmarrësit” përveç se ishin të njohur për krime në Bosnje, atë ishin grupi përgjegjës për kidnapimin dhe vrasjen e boshnjakëve të Serbisë.

Milan Lukiç jo vetëm që ka vrarë një numër të pamatshëm njerëzish, por grupi i tij njihej për brutalitetin me të cilin ekzekutonte viktimat.

Lukiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Një tjetër grup pjesëtarët e të cilit u bënë të famshëm për krimet e tyre ishte Njësia Speciale e Operimit. Kjo njësi ishte një formacion zyrtar i Departamentit të Sigurisë të Shtetit Serb.

Komandanti ishte Milorad Ulemek Legija, i cili është dënuar me 40 vjet burgim për rolin e tij në vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç në vitin 2003.

Ndërsa anëtarët e klanit Zemun, liderët Dushan Spasojeviç dhe Milke Lukoviç ishin vrarë në luftime me policinë, dhe ishin përgjegjës po ashtu për vrasjen e Gjingjiç-it.

Ky grup ishte paramilitar por ai kishte mbështetjen e plotë të grupit zyrtar që njihej edhe si “Beretat e Kuqe”.

Edhe nga ky grup janë dënuar disa anëtarë të përfshirë në të njëjtën vrasje dhe krime të tjera, por kryerësi direkt i vrasjes ishte Zvezdan Jovanoviç.

Ata po ashtu ishin përgjegjës për tentim vrasjen e një tjetër politikani në Serbi, Vuk Drashkoviç ku ishin vrarë katër nga shoqëruesit e tij dhe gjithashtu i njëjti grup është përgjegjës për likuidimin e Ivan Stamboliç.

Derisa ka grupe që për vrasje kishin motive politike, grupi i Beretave të Kuqe, shkruan mediumi serb Nova, kishte qëllime krejtësisht kriminale.

Në vitin 2017, Boris Stefanoviç, ishte dënuar me 40 vjet burgim për vrasje të trefishtë në Beogradin e Ri në vitin 2000.

Stefanoviç kishte vrarë Nenad Bukinac, gruan e tij greke Penelope Papanakoui, dhe sekretaren e tij Sladana Jevtiç.

Ishte një vrasje që ishte bërë me pagesë, por Stefanoviç asnjëherë s’kishte treguar se kush e pagoi.

Një tjetër vrasës, Pedrag Dangubiç, po ashtu pjesëtar i kësaj njësie zyrtare “JSO” ishte dënuar me 15 vjet burgim në vitin 2021 për vrasjen e Radovan Laketiç, i cili sapo ishte liruar nga burgu ku po mbante dënimin për trafikim të heroinës.

Tjetër anëtar i të njëjtit grup, Zeljko Simeunoviç, ishte dënuar gjithashtu me 15 vjet burgim në vitin 2004, për vrasjen e Delibor Mateoviç, vëllain e truprojës së kriminelit famëkeq Arkan, në qendër të Beogradit.

Arkan ishte komandant i Gardës së Vullnetarëve Serbë, një grup paramilitar i mbështetur nga inteligjenca e Serbisë, që më vonë ky grup edhe u zyrtarizua si Njësiti Special i Operimit.

Komandanti i parë i këtij njësiti Milorad Ulemek Legija, ishte oficer nën Arkanin.

Ky njësit veçse ishin kriminelë ordinerë, pastaj lufta ua kishte mundësuar ekspozimin e kriminalitetit pa u ndjekur fare nga ligji.

Pjesë e këtij grupi ishte edhe Luka Bojoviç, i cili më vonë u identifikua si lideri i grupit Zemun të Ri, që ishte i afërt me klanin “Scaljar”.

Pasi kishin marrë pjesë në konflikt të armatosur, shumica e grupit “Tigrat” të Arkanit morën pjesë në luftimet në rrugë nga fillimi i viteve 90-ta deri në vitin 2000.

Truproja i Arkanit, Rade Rakonjac, ishte vrarë në vitin 2014 në një përplasje mes bandave rivale.

Një tjetër “kolonel” i Arkanit, Nebojsha Dordeviç Shuca, ishte vrarë në vitin 1996. Po ashtu, krimineli tjetër i Arkanit, Vukashin Gojak, ishte vrarë nga një snajperist në shtator të vitit 1997.

Vrasjet e kryera nga “Tigrat” e Arkanit janë aq të shumta saqë është e pamundur të identifikohet numër i saktë i viktimave.

Ajo që dihet është se Serbia pothuajse asnjë prej tyre nuk e ka dënuar për krime lufte. Shumica janë dënuar për vrasje politike në Serbi, apo për përfshirje në aktivitete kriminale e vrasje mes bandave rivale pas luftës.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate