12/24/2025 5:51:42 PM

Publikohet “non paper” i takimit sekret në Zvicër – Këto janë 7 pikat për të cilat u pajtuan palët

Duhet të lexoni

Një takim ‘sekret’ është raportuar të ketë ndodhur mes përfaqësuesve politikë kosovarë dhe atyre serbë nga magazina zvicerane “NZZ”. Ky takim në fakt nuk ishte aq sekret, por megjithatë duket se ka prodhuar një Non-Paper.

Sipas këtij mediumi, takimi kishte ndodhur në mes të nëntorit (rreth datës 12 nëntor) në qytetin Solothurn të Zvicrës. Në atë kohë, kryeministri i vendit Albin Kurti po përballej me presion të madh që të shtynte afatin për nisjen e fazës së re të targave ilegale. Ai po ngulmonte në mbajtjen e këtij qëndrimi, por më pas më 23 nëntor megjithatë do të hiqte dorë.

Kosova si përfaqësues e kishte pasur Mimoza Kusari Lilën nga Vetëvendosja, Lutfi Hazirin nga LDK-ja dhe Ardian Gjinin nga AAK-ja.

Këto takime mes figurave të larta politike nga Serbia dhe Kosova takoheshin në mënyrë joformale prej vitit 2016 për të shkëmbyer pikëpamjet e tyre mbi raportet e tyre.

Ardian Gjini i AAK-së i tha Nacionales se në këto negociata joformale ekzistonte edhe një rregull i mos-citimit të njëri-tjetrit.

Rregulli “Catham House” thotë si vijon: “Kur një takim, ose një pjesë e tij, mbahet sipas rregullave të Chatham House, pjesëmarrësit janë të lirë të përdorin informacionin e marrë, por nuk mund të zbulohet as identiteti, as përkatësia e folësit ose e ndonjë pjesëmarrësi tjetër.”

Çka thotë Non-Paperi?

Në këtë Non-Paper të siguruar nga Nacionalja thuhet se palët janë pajtuar për njëmbëdhjetë pika.

Thelbi i gjithë Non-Paperit është arritja në një proces të përshpejtuar negociator mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte në një marrëveshje përfundimtare.

Aty përmendet edhe situata aktuale e sigurisë në katër komunat me shumicë serbe.

Më poshtë i keni të përkthyera pikat e këtij Non-Paperi:

“1. Lufta në Ukrainë ka krijuar momentum strategjik për një proces të përshpejtuar për të integruar Ballkanin Perëndimor në strukturat Evro-Atlantike.

“2. Është në interesin e përbashkët kombëtar të Kosovës dhe Serbisë që të zhvillojnë raporte të mira, stabile dhe të parashikueshme.

3. Pas ngjarjeve të fundit, pjesëmarrësit nga Serbia dhe Kosova janë shumë të shqetësuar për situatën e sigurisë, veçanërisht në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka rolin e saj, Serbia dhe Kosova mbajnë përgjegjësinë parësore për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në shtëpi. Veprimet specifike duhet të ndërmerren pa shtyrje për të adresuar dhe përmirësuar situatën aktuale.

4. Pjesëmarrësit bëjnë thirrje që përpjekjet për adresimin e çështjeve afat-gjata të shumëfishohen. Ata do të mirëprisnin një iniciativë të fortë nga një palë e tretë për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje afatgjatë në një Kornizë Marrëveshje Gjithëpërfshirëse. Kjo është e vetmja rrugë para. Arritja e një Marrëveshjeje të tillë po bëhet urgjente.

5. Në mënyrë që kjo të ndodh, pjesëmarrësit kërkojnë nga akterët kryesorë ndërkombëtarë (BE-ja, Gjermania, Franca, ShBA-ja) që të vendosin një kornizë të fortë për të çuar Kosovën dhe Serbinë në një proces negociator që mundësisht do të rezultonte në një marrëveshje të tillë.

6. Akterët kryesorë ndërkombëtarë si palë me interesat e tyre legjitime në proces janë të ftuara, bashkë me Kosovën dhe Serbinë, që të angazhohen në një qëllim përfundimtar të përbashkët dhe në vendosjen e një udhëzimi për negociatat që përfshijnë edhe afate kohore.

7. Pjesëarrësit po ashtu mirëpresin edhe palë të tjera të përkushtuara me përvojë që të mbështesin procesin.”

Kush ishin pjesëmarrës?

Gazeta Nacionale ka kuptuar që përveç Mimoza Kusarit të VV-së, Lutfi Hazirit të LDK-së e Ardian Gjinit të AAK-së, në këtë takim kishin qenë të ftuar edhe Zv. Kryeministri Besnik Bislimi, anëtari i PDK-së Bernard Nikaj, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe Dalibor Jevtiqi i Listës Serbe. E po ashtu, edhe aktivistët e shoqërisë civile si Gresa Baftiu, Shpëtim Gashi dhe Ramadan Ilazi.

Në anën tjetër, nga pala serbe qeverinë e Serbisë e kishte përfaqësuar Gordana Çomiq, ndërsa nga Partia Progresive (partia e presidentit Vuçiqit) kishin qenë Petar Petkoviq dhe Nemanja Staroviq. Aty kishte qenë edhe Branko Ruzhiq i Partisë Socialiste Serbe, Sanda Rashkoviq Iviq e Partisë së Popullit, Ana Stevanoviq e Partisë për Drejtësi dhe Liri dhe Pavle Grboviq i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate