12/24/2025 1:59:51 PM

“Dhuratë” për festa, si kurrë me parë çmimi i vezëve shkon në 4 euro e 50 centë

Duhet të lexoni

Situata me rritjen e çmimeve po rendohet në Kosovë. Në prag të festave të fundivit disa artikuj veç janë shtrenjtuar. Rritje ekstreme të çmimit është vërejtur tek vezët, të cilat kanë shkuar në 4.49 euro.

Shtrenjtimi i vezëve në Kosovë nuk ka të ndalur. Rritja më e madhe e çmimit është vërejtur në ditët e fundit të këtij muaji.

Kjo rritje e çmimit duket se është bërë si “dhuratë” për qytetaret e Kosovës në prag të festave të fundivitit, shkruan Demokracia.com.

Një komplet me vezë nëpër markete në Prishtinë aktualisht po tregtohet me 4 euro e 49 centë, njëherit çmimi më i lartë i arritur për këtë produkt prej se ka filluar shtrenjtimi i çmimeve.

Sipas çmimores së Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm dy ditë më herët, një komplet me vezë është shitur për 4 euro e 29 centë.

Rritje e çmimit këtë javë është vërejtur edhe tek disa artikuj të tjerë, por sipas përditësimit më të fundit të çmimeve nga ASK-ja të produkteve bazike, vërehet se lëvizja më e madhe e çmimit këto ditë e është shënuar vetëm tek vezët.

Agjencia e Statistikave në publikimet mujore gjatë këtij viti çdo herë ka treguar se çmimet për produktet bazike ushqimore në Kosovë kanë shënuar rritje të madhe. Kurse, inflacioni ka shkuar në 14 për qind.

“Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1,4% në muajin qershor 2022. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2022 me muajin qershor 2021 ishte 14,1%”, theksohet në raportin e ASK-së, përcjell Demokracia.com.

Rritje të çmimeve kanë pësuar gati të gjitha produktet bazike, nga buka, vaji, sheqeri, mielli deri te pemët e perimet. Por, sa ishte inflacioni në 8 vitet e fundit?

Në vitin 2014, Inflacioni ( indeksi i çmimeve të konsumit) ishte 0, 4 për qind. Në vitin 2015, inflacioni ishte – 0, 4 për qind. Në vitin 2016 ishte 0, 3 për qind. Në vitin 2017 ishte 1, 5 për qind. Në vitin 2018 ishte 1.1 për qind. Në vitin 1019 ishte 2, 7 për qind. Në vitin 2020 kishte rënë në 0, 2 për qind. Në vitin 2021 ishte regjistruar në vlerë prej 3, 4 për qind. /Demokracia.com/.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate