12/24/2025 3:58:31 AM

Korrupsioni në PE, rrëfehet eurodeputetja: I kërkova tim ati të fshihte 750 mijë euro

Duhet të lexoni

Ndërsa hetimet për korrupsion në Parlamentin Evropian lidhur me Katarin vijojnë, eurodeputetja greke Eva Kaili ka pranuar se i kishte kërkuar të atit t’i fshihte paratë që kishte në shtëpinë e saj. Policia belge fillimisht gjeti babanë e Eva Kalit me 600 mijë euro cash në një valixhe jashtë një hoteli në Bruksel.

Policia bastisi shtëpinë e saj dhe iu gjetën 150 mijë euro të tjera. Mediat greke raportojnë se Eva ka pranuar se i ka kërkuar të atit t’i fshihte paratë. “E pandehura pranoi se e kishte udhëzuar të atin që të fshihte paratë”, ka thënë prokurori i korrupsionit Michel Clez, i cili drejton hetimet e Katargate.

Ajo tha se e kishte njohur në të kaluarën aktivitetin e partnerit të saj (Francesco Giorgi) me zotin Panzeri dhe se valixhe me para kishin kaluar nëpër banesën e saj, shton prokurori belg. Sipas raportimeve, “kur policia kreu operacionin ndaj partnerit të saj, Eva Kaili ra në panik.

Përveç udhëzimit të babait të saj që të fshihte shpejt një pjesë të parave, ajo u përpoq të paralajmëronte Panzerin dhe dy eurodeputetë të tjerë. Media Le Soir raporton gjithashtu se Francesco Giorgi pranoi në prokurori se ai ishte pjesë e një grupi të përdorur nga Maroku dhe Katari për të ndikuar tek evropianët.

“I bëra të gjitha për para që nuk më duheshin”, mësohet të ketë thënë ai. Në publikim përmendet edhe Antonio Panzeri, i cili besohet të jetë “kryetari” i skandalit. Pas arrestimit dhe zbulimit të 600 mijë eurove cash në shtëpinë e tij, Panzeri, është detyruar të pranojë përfshirjen e tij në skandalin që tronditi PE-në.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate