12/22/2025 9:22:48 AM

Duel gjigantësh: Messi dhe Mbappe luftojnë për tripletën e Botërorit

Duhet të lexoni

Ata do të përpiqen që ta fitojnë Botërorin dhe po ashtu edhe Këpucën e Artë dhe Topin e Artë të Katari 2022

Ata janë dy emra të mëdhenj të Botërorit 2022, derisa sot, konsiderohen dy futbollistët më të mirë në botën e futbollit. Shokët e skuadrës të PSG, Lionel Messi dhe Kyalian Mbappe do të përballën të dielën me disa gjëra që do të jenë në garë.

Vetëm njëri prej tyre do të bëhet kampion bote, edhe pse finalja e Katarit po ashtu do të vendos jo vetëm për trofeun kolektiv të skuadrës.

Beteja për Këpucën e Artë

Në rrafshin individual, argjentinasi dhe francezi janë në betejë për ta përfunduar garën si top golashënues. Kapiteni i Albiceleste ka një avantazh të vogël në këtë rast sepse ka pesë gola dhe tre asiste në dallim nga francezi që ka pesë gola dhe dy asiste.

Me fjalë të tjera, nëse asnjëri nuk shënon në finale, Messi do ta marrë këtë trofe pasi që ka një asist më shumë së sulmuesi francez.

Ata janë favorit për Topin e Artë

Të dy po ashtu janë në garë për Topin e Artë të Botërorit në Katar. Ata janë favorit që të jenë futbollistët më të mirë në këtë garë për paraqitjet e tyre.

Megjithatë, në këtë luftë është edhe një mysafirë që është befasi. Kjo alternativë duket të jetë futbollisti që ka pasur paraqitjet më të mira për Francën deri me tani, Antoine Griezmann.

Futbollisti i Atletico Madridit është emëruar MVP në gjysmëfinale kundër Marokut dhe është bërë futbollist serioz që të shpallet më i miri për këtë Botëror.

Është e vështirë të mendohet në ndonjë futbollist argjentinas që mund t’i largojë nga froni të sipërpërmendurit, edhe pse nuk është çmenduri të mendohet nëse atë e fiton Julian Alvarez, cili ka shënuar dy herë në gjysmëfinale, vendos me një gol ose dy dhe mund ta fitojë edhe ai këtë çmim. /GazetaExpress/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate