Ditën e djeshme, planeti Mars u godit nga tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë, pasi zgjati 10 orë të tëra.
InSight i NASA-s regjistroi një magnitudë 4.7, ndërsa rekordi i mëparshëm ishte nga gushti 2021 me 4.2.
Planeti mendohej se ishte sizmikisht joaktiv derisa InSight filloi ta regjistronte atë në vitin 2019.
Marsi nuk ka pllaka tektonike, as nuk ka një fushë të vetme magnetike globale, por të dhënat e InSight zbuluan se tërmetet ekzistojnë, duke treguar aktivitet vullkanik.
Shkencëtarët përpiqen të kuptojnë strukturën e nëntokës së Marsit, duke identifikuar shkëmbinjtë sedimentarë dhe aktivitetin e mundshëm vullkanik brenda kores së tij.
“Energjia e çliruar nga ky tërmet i vetëm është e barabartë me energjinë totale të të gjithë tërmeteve të tjerë që kemi regjistruar deri më tani”, tha John Clinton, një sizmolog në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë në Zvicër.