12/20/2025 1:19:29 PM

Dënohet vendimi i Twitter për bllokimin e llogarive të disa gazetarëve

Duhet të lexoni

Kombet e Bashkuara janë deklaruar në linjë me Bashkimin Evropian për të dënuar vendimin e rrjetit social Twitter, i cili ka pezulluar disa gazetarë që mbulojnë këtë gjigant teknologjik.


Gazetarët e mediumeve amerikane, New York Times, CNN dhe Washington Post, kanë qenë në mesin e personave që u është bllokuar qasja.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se liria e mediave “nuk është lodër”, derisa BE-ja e ka kërcënuar Twitter-in me sanksione.

“Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Ka vija të kuqe. Edhe sanksione, shpejt”, ka thënë Komisionarja e BE-së, Vera Jourova, duke iu referuar shefit të kompanisë Twitter

Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar po ashtu ndaj vendimit të Twitterit, duke thënë se “liria e mediave nuk mund të fiket dhe ndizet sipas dëshirës”.

Lajmi për pezullim të llogarive ka ardhur pasi Musk është zotuar se do të padisë pronarin e një profili që, sipas tij, gjurmon aeroplanin e tij privat.

Një zëdhënës i Twitter-it ka thënë se pezullimi i llogarive është lidhur me ndarjen e të dhënave të lokacionit në kohë reale.

Vetë Musk nuk e ka komentuar direkt këtë vendim, mirëpo ka thënë se “kritikat ndaj meje gjatë gjithë ditës janë në rregull, mirëpo gjurmimet në kohë reale dhe rrezikimi i familjes sime nuk janë”.

Musk e ka marrë kontrollon e plotë të Twitter-it, pas blerjes së kësaj platforme për 44 miliardë dollarë amerikanë.

Ai gjendet në listën e ngushtë të personave më të pasur në botë./REL


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate