Një operacion i rrallë është realizuar në QKUK. Një pacienti në moshën 27 vjeçare ka arritur t’i shpëtohet parakrahu i prerë kanë njoftuar nga SHKSUK të premten, transmeton Gazeta Metro.
Sipas komunikatës të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHKSUK) për këtë ndërhyrje të ndërlikuar angazhoi ekipe të disa klinikave të specializuara të Kirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Poashtu ishin përfshirë dhe departamenti i Ortopedisë që kanë fiksuar edhe eshtrat që poashtu ishte e nevojshme të fiksoheshin.
Pacienti është lëshuar për në shtëpi pas rikuperimit me sukses për dy javë i shtrirë në QKUK./gazetametro