Rada Trajkoviq e cila është ndaluar nga Policia e Serbisë tashmë rreth 20 orë në pikëkalimin kufitar të Merdares po vazhdon ta “dokumentojë” secilin moment të qëndrimit të saj aty.
“Nata po afron. Po bie shi. Është ftohtë. Ende jemi në punktin e Merdares. Asnjë shtetar në rajon nuk zbaton këso tortura mentale ndaj njerëzve që s’kanë mendime të njëjta politike. Ja në diçka ia dole të fitosh Aleksandar Vuçiq: je barbari më i madh antieuropian në tokën e Ballkanit” ka shkruar Trajkoviq në postimin e fundit në Twitter.
Kujtojmë se ajo ditëve të fundit është malltretuar ditëve të fundit nga zyrtarët kufitar serb, kur ajo kishte kaluar në pikat kufitare Kosovë-Serbi.