2/17/2026 1:26:35 PM

Vrasja e Matiasit, daja shqiptar shkon në spital për të vrarë babanë e tij

Duhet të lexoni

Ai kalonte pasdite të tëra me nipin e tij të preferuar, e shoqëronte në shkollë dhe luante me Matias, 10 vjeçarin me origjinë shqiptare që u vra nga babai i tij në Viterbo të Italisë.

Të dielën në mëngjes, daja i vogëlushit hyri i armatosur me thikë në spitalin ku babai i Matias, polaku Mirko Tomkow ndodhet ende në spital dhe ruhet pasi u gjet pa ndjenja në banesën ku kishte vrarë djalin e tij.

'Më thuaj ku është Mirko, që ta vras ??menjëherë', u tha daja i Matias rojeve të sigurimit të Belcolle, të cilët menjëherë thirrën karabinierët.

Daja i fëmijës së vrarë është rrethuar dhe çarmatosur nga efektivët. Më pas u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Tani rrezikon të arrestohet, shkruajnë mediet italiane.

Synimi i tij ishte i qartë: të hakmerret për vrasjen e Matias, duke qenë se babai vrasës ndodhet ende në spital.

Polaku Tomkoë, u arratis nga spitali COVID, shkoi në shtëpi dhe vrau djalin e tij 10-vjeç me thikë. Ai akuzohet për vrasje të rëndë me dashje.

Nga dëshmitë e mbledhura rezultoi se Tomkoë kishte shfaqur qëndrime të dhunshme dhe provokuese, edhe për shkak të abuzimit me alkoolin. Fqinjët kishin dëgjuar shpesh debate mes tij dhe gruas së tij me origjinë shqiptare, e cila përfundimisht vendosi t’i drejtohej policisë për ta denoncuar.

Nëna e 10-vjeçarit ndodhet në spital në gjendje shoku pas humbjes së djalit, të cilin e gjeti pajetë dhe të gjakosur. Syri.net

 

METROPOL MAGAZINE


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate