8/27/2025 3:36:11 PM

KFOR: Po shqyrtojmë kërkesën e Serbisë për dislokimin e trupave

Duhet të lexoni

“Aktualisht jemi duke e shqyrtuar këtë kërkesë”, kështu u tha në përgjigjen e KFOR-it dërguar REL-it duke konfirmuar se ka pranuar kërkesë nga Serbia lidhur me dislokimin e deri një mijë trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.


Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka pranuar kërkesë nga Serbia lidhur me dislokimin e deri një mijë trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

“Aktualisht jemi duke e shqyrtuar” këtë kërkesë, u tha në përgjigjen e KFOR-it.

“KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, shtoi ky mision.

Ndryshe, të premten e 16 dhjetorit, mediumi serb, Danas, ka raportuar se Serbia i ka dorëzuar kërkesën fizike KFOR-it për të dërguar deri në një mijë forca të sigurisë në Kosovë.

“Në pikën kufitare në Merdar, të premten e 16 dhjetorit, Serbia i ka dërguar KFOR-it kërkesën fizike për të dërguar deri në një mijë forca të sigurisë në Kosovë”.

 

Kjo pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas seancës së qeverisë serbe të mbajtur të enjten e 15 dhjetorit, kishte thënë se të enjten do të dërgohet kërkesa elektronike, ndërsa të premten do të dorëzohet kërkesa fizike.

“Në mbledhjen e qeverisë është vendosur që nesër në mëngjes t’i dorëzojmë komandantit të KFOR-it një kërkesë, e cila është në përputhje me Rezolutën 1244, që të kthehet një numër i caktuar i personeli ushtarak dhe policor, i cili numëron nga qindra deri në një mijë në Kosovë”, kishte deklaruar Vuçiq.

Ndryshe, Beogradi zyrtar qysh më 8 dhjetor, paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate