12/20/2025 4:52:42 AM

Hill: Serbia ka të drejt t’i bëjë kërkesë KFOR për 1 mijë ushtarët, por kësaj çështje i duhet zgjidhje politike

Duhet të lexoni

Ambasadori Amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka folur rreth kërkesës së Serbisë që pritet t’ia drejtoj sot KFOR’it, e për dërgimin e njëmijë ushtarëve në Kosovë, duke theksuar se kësaj çështje i duhet një zgjidhje politik, transmeton Gazeta Metro.


Hill, sot para gazetarëve në Nish ka deklaruar  se nuk e sheh si mundësi zgjidhjen ushtarake të situatës në veri të Kosovës.

I pyetur se a ka të drejtë që Serbia të shtroi kërkesën në KFOR, për për dërgimin e 1 mijë ushtarëve, Hill ka thënë se natyrisht që ka të drejtë, por ka shtuar se kjo është një çështje politike prandaj duhet një zgjidhje politike.

“Siç e ka bërë qartë të ditur dje zoti Escobar, kjo do të ndodhë. Themelimi i Asociacioni do të krijojë kushte për kthimin në normalitet, nga ku do të vendoset paqja dhe stabiliteti në rajone ku ata njerëz jetojnë me shekuj, e kjo do të mundësoj një stabilitet që do të nxisë investime”, tha tutje Hill.

Duhet theksuar se ditë më parë Escobar ka thënë se SHBA nuk mbështetë kthimin e trupave serbe në Kosovë, si dhe ka potencuar se formimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë është obligim, si për Kosovën dhe Serbinë, ashtu edhe për BE’në që e ka ndërmjetësuar negocimin e tij.

“SHBA-ja, e kundërshton dhe e refuzon në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë”.

“Ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit”, kishte theksuar Escobar./gazetametro.net

“Natyrisht që qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR, por kjo mbetet një çështje politike dhe si e tillë e ka të nevojshme një zgjidhje politike. Është e nevojshme që të qetësojmë situatën, ashtu që pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në atë rajon të kenë pritje të qarta se si do të duket jeta në të ardhmen” tha Hill.

Ai gjithashtu ka shtuar se e mbështetë atë çfarë ka thënë Escobari, dhe se krijimi i Asociacionit do të krijojë kushte për kthimin në normalitet.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate