8/24/2025 11:11:24 PM

E dhimbshme! Armando Broja drejt operacionit, e mbyll këtu sezonin. ‘Fërkon duart’… Ronaldo

Duhet të lexoni

Me sytë e gjithë botës nga Katari, me dy gjysmëfinalet që vendosën se kush do të luajë në finalen e madhe të së dielës, klubet mezi presin të rifillojnë sezonin e tyre. Duke pasur parasysh se deri në fund të turneut janë të përfshira tashmë vetëm dy kombëtare, lojtarët dalëngadalë po kthehen në qendrat sportive.

Skuadrat po luajnë disa miqësore për t’u rikthyer në rrugën e duhur të aktivitetit. Por, siç ndodh shpesh, edhe në miqësore mund të lëndohesh. Rreziku është gjithashtu të ndalesh për një kohë të gjatë, siç mund ta konfirmojë historia e qendërsulmuesit shqiptar të Chelsea, Armando Broja.

Në fakt, sulmuesi ynë kuqezi do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit. Siç raporton "Daily Mail", lojtari i bluve të Londrës është lënduar gjatë ndeshjes miqësore të luajtur në Abu Dhabi mes Chelsea dhe Aston Villa, duke këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë.

Ajo që u duk si një ndërhyrje e padëmshme kundër një kundërshtari doli të ishte fillimi i sprovës për 21-vjeçarin, i cili tani do të operohet dhe do të kthehet në fushë, me shpresë, në fillimin e sezonit të ardhshëm.

Armando Broja injury makes Chelsea's striker hunt more urgent – so who are  the options? - The Athletic

Ky është konfirmimi i testeve instrumentale të Brojës, sapo u kthye në Angli. Një goditje e keqe për shqiptarin, i cili sidomos që kur Graham Potter mbërriti në stol, ka gjetur gjithnjë e më shumë hapësirë në rotacionet e Chelsea.

Në fakt, dëmtimi i Brojës e lë Pierre-Emerick Aubameyang si pikën e vetme përpara, me mundësinë e vendosjes gjithashtu si një "9 fals" të Kai Havertz, i cili shpesh e mbulonte atë rol në kohën e Thomas Tuchel. Por ndoshta blutë kanë nevojë për një qendërsulmues të vërtetë dhe këtu rikthehet opsioni CR7…

Për sa kohë që nuk ka konfirmim të marrëveshjes me Al-Nassr, pesë herë fituesi i "Topit të Artë" është në fakt një lojtar i lirë dhe gjithashtu mund të pajtohet me Chelsea. Nuk është rastësi që flasim përsëri për këtë, sepse në verë portugezi kishte qenë prej kohësh në "radarët" e pronarit të ri të klubit londinez, amerikanit Todd Boehly, edhe nëse nuk ishte bërë asgjë më shumë për këtë.

Sidoqoftë,  tani që nuk ka më kontratë dhe është dëmtuar Broja…, çdo gjë mund të ndodhë!

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate