12/21/2025 12:49:10 PM

Paradoksale: Serbia nuk e njeh Kosovën, por bashkëpunon me Gjykatën Speciale

Duhet të lexoni

Avokatët e krerëve të UÇK-së kanë deklaruar se Task Forca Speciale Hetimore, e më pas Zyra e Prokurorit të Specializuar, kanë marrë një sasi të panjohur por të konsiderueshme të provave përmes marrëdhënieve të tyre bashkëpunuese me Serbinë.


Ata synojnë të kundërshtojë prova të tilla, por thonë se zbulimi i ofruar për ta është i paplotë dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka treguar gatishmëri për të qenë transparente në lidhje me marrëdhëniet e saj me Serbinë.

E pyetur për bashkëpunimin me Serbinë, Presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka përmendur Ligjin e Dhomave të Specializuara, duke thënë se ai e mundëson një gjë të tillë.

“Ligji, i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës, parasheh që Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar mund të hyjnë në marrëveshje me shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe subjektet e tjera, me qëllim të përmbushjes së mandatit të tyre dhe, në veçanti, në lidhje me bashkëpunimin dhe çështjet gjyqësore”, ka thënë Trendafilova në një intervistë për Albanian Post, në qershor të 2022.

Dokumentari i titulluar “Dosjet Speciale – Historia e bashkëpunimit të Serbisë me Gjykatën Speciale”, i prodhuar nga Opinion / TV Klan dhe Albanian Post, sjell Nenin 4 të Ligjit për Dhomat e Specializuara – i cili thotë se për marrëveshje me një shtet të tretë lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar, që përndryshe kërkon ratifikim sipas Nenit 18 të Kushtetutës, Dhomat e Specializuara duhet ta marrin pëlqimin e institucioneve të Kosovës.

“Para arritjes së ndonjë marrëveshjeje ndërkombëtare më një shtet të tretë lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar, që përndryshe kërkon ratifikim sipas Nenit 18 të Kushtetutës, Dhomat e Specializuara do të marrin pëlqimin e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në Nenin 4 të Ligjit për Dhomat e Specializuara, shkruan AP.

E siç mësohet, as nuk është bërë kërkesë nga Dhomat e Specializuar, e as nuk është dhënë pëlqim nga institucionet e Kosovës, për ndonjë marrëveshje bashkëpunimi me Serbinë.

Nevenka Tromp, ish hulumtuese në Tribunalin e Hagës, duke folur në dokumentarin “Dosjet Speciale”, përmend një paradoks që lidhet me bashkëpunimin e Gjyaktës Speciale me Serbinë.

“Shikojeni mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Është shteti i Kosovës. Por, qëllojani çfarë? Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet. Pra, pse Serbia do të bashkëpunonte në emër të një shteti që nuk e njeh? Pra, menjëherë kjo përbën një moment alarmues”, thotë Tromp.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate