Reperi i njohur, Mozzik, ka ndarë pak minuta më parë një lajm të trishtë me ndjekësit e tij në “Instagram”. Ai ka postuar një fotografi me dajën e tij dhe lajmëron se ka ndërruar jetë.
“O dajë të gjitha mi mësove vetëm si t’ja bëj pa ty harrove të ma mësosh! Shpirtin na e dogje o daja im më i miri. Të Allahut jemi dhe te Allahu do kethehemi! Sot ka ndërruar jetë daja im, vëllai i nënës Burim Hetemi. Të dua dajë shumë, do më mungosh shumë”– thuhet në postimin e reperit Mozzik.
Ndërkohë kujtojmë se vëllai i Mozzik, Getinjo, nuk është në dijeni të humbjes tragjike. Ai u bë pjesë prej dy javësh tashmë, e “Big Brother Vip Kosova”, ku nuk ka asnjë kontakt me botën jashtë. Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të vërë në dijeni Getinjon për humbjen e personit të shtrenjtë.