8/16/2025 6:51:55 PM

Sarrazin: Kriza në veri është një mundësi e madhe që duhet shfrytëzuar

Duhet të lexoni

Përfaqësuesi i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se kriza në veriun e Kosovës duhet shfrytëzuar për të nxitur me tej dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë një diskutimi virtual të organizuar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington, Sarazin shprehu zhgënjimin që Procesi i Berlinit, megjithëse i rigjallëruar së fundi, falë një angazhimi më të madh të Gjermanisë në rajonin e Ballkanit, nuk ka arritur të japë rezultate më të mëdha.

Kriza në veriun e Kosovës duhet të shërbejë për t’i dhënë një shtysë përpara dialogut mes Kosovës dhe Serbisë tha përfaqësuesi i qeverisë gjermane për Ballkanin Manuel Sarrazin gjatë një diskutimi virtual që u organizua nga Këshilli i Atlantikut me seli në Uashington.

“Ta shfrytëzojmë këtë krizë si një mundësi për ta çuar dialogun përpara duke marrë parasysh propozimin evropian me të cilin po punojnë zoti Lajçak, zoti Borell dhe kancelari gjerman së bashku me presidentin francez. Kjo është një mundësi e madhe që duhet shfrytëzuar, në vend që këto vende t’i hapin gropa njëri-tjetrit duke rrezikuar që i gjithë rajoni të bjerë brenda tyre”, tha Sarrazin gjatë diskutimit, raporton Zëri i Amerikës.

Ai shtoi se Procesi i Berlinit që kishte si objektiv forcimin e lidhjeve mes Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve të BE-së, u rigjallërua me qeverinë e re gjermane dhe me nisjen e luftës në Ukrainë. Takimi i fundit i mbajtur në tetor në Berlin dhe më pas takimi i nivelit të lartë në Tiranë përfunduan me arritjen e disa marrëveshjeve që do kenë ndikim në jetën e qytetarëve të Ballkanit. Por, Sarazin shprehu zhgënjim që kjo atmosferë pozitive e krijuar, nuk solli më shumë rezultate pozitive për rajonin.

Ndoshta kemi arritur të rigjallërojmë procesin e Berlinit, dhe duhet ta vazhdojmë atë, por unë shpresoja që kjo atmosferë pozitive të sillte më shumë rezultate në lidhje me tema të nxehta. Por, ende kemi kohë, ndaj le të qëndrojmë optimistë dhe besnik idesë që nganjëherë duhet të bëjmë edhe hapa të vegjël, si ajo me lëvizjen e lirë apo çmimet e thirrje telefonike ‘roaming’ që u arrit në Tiranë dhe të mos harrojmë t’i zbatojmë këto hapa të vegjël”, tha më tej Manuel Sarrazin.

Në diskutimin me temë “Rruga përpara mbi nismat e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor” nuk pati të ftuar nga Kosova. Ministrja serbe për Integrime Evropiane, Tanja Mishqeviç tha se në vendin e saj është shumë e vështirë të flitet për integrim evropian kur temat që mbizotërojnë janë zhvillimet në veriun e Kosovës apo marrëdhëniet me Rusinë.

“Të gjitha palët duhet të jenë të gatshme për dialog dhe zgjidhje të problemit. Serbët vendosen të largohen nga institucionet e Prishtinës pasi thanë që zëri i tyre nuk u dëgjua asnjëherë. Mirëpo, pajtohem që është shumë e rëndësishme për të gjithë që të përdoret kriza aktuale për të gjetur zgjidhje”, tha zonja Mishqeviq.

Gjatë debatit u fol gjatë edhe për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit. Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati kujtoi se vitin e ardhshëm bëhen 20 vjet nga mbajtja e takimit të Selanikut ku blloku evropian u zotua se Ballkani ka të ardhme evropiane.

“Jam i shqetësuar për vazhdimin e procesit të integrimit i cili pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës është kthyer në një nevojë, nuk është më thjesht çështje e vullnetit politik. Por, nëse nuk ka afat të parashikueshëm për Ballkanin Perëndimor, atëherë kjo vështirëson gjërat. Vitin e ardhshëm bëhen 20 vjet nga takimi i Selanikut, dhe vetëm Kroacia është ajo që iu bashkua BE-së nga rajoni. Hendeku mes nesh fatkeqësisht nuk po zvogëlohet, por po rritet”, tha Bushati.

Gjatë diskutimit u fol edhe për dallimet mes Procesit të Berlinit dhe nismës Ballkani i Hapur, iniciativa e tri vendeve të rajonit, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesi i qeverisë gjermane e krahasoi Ballkanin e Hapur me një lojtar te mirë futbolli që momentalisht është i ulur në stolin e rezervave, pasi ekipi në këtë rast Procesi i Berlinit është rigjallëruar dhe po arrin suksese edhe pa të.

“As në të ardhmen nuk do të ketë nevojë që të dy proceset të bashkohen, pasi kryesorja është të ofrojnë rezultate të mira dhe qëllimet të jenë të mira. Nuk është e rëndësishme edhe nëse mendimet janë të ndryshme derisa fundi do të jetë i njëjtë”, tha Manuel Sarrazin.

Ministrja serbe për integrime evropiane tha se të dy proceset nuk krijojnë përplasje me njëra-tjetrën, ndërsa paralajmëroi se takimi radhës së Ballkanit të Hapur do të mbahet gjatë këtij muaji, në Tiranë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate