Këngëtarja shqiptare e njohur si Fifi e ka nisur ditën duke lexuar disa mesazhe të cilat i kanë ardhur në llogarinë e saj në rrjetet sociale.
Ka qenë vetë këngëtarja ajo e cila ka ndarë me ndjekësit mesazhe dhe komente, ku luten që Serbia ta pushtojë Kosovën.
“Dhe ja pra miq, e nis një super dite dhe vjen një koment i tillë…sa i ligë duhet të jesh t’ i urosh fatkeqësi dikujt. Sa i ligë dueht të jesh me ti urosh hyrjen e armikut në konak dhe po flasim për të njëjtit që na shkatërruan emocionalisht, ekonomikisht, psikologjikisht, na vranë e na përdhunuan e na masakruan….na lanë mbrapa në cdo aspekt.
E sikur ky komenti kam marrë edhe disa të tjerë të cilat nuk e di pse nuk i kom nxjerr ma herët. Më vjen keq që bëhemi bashkë veç kur ka ndeshje futbolli, bëhëmi patriotë vec kur bëhet gol”, shkruan Fifi krah mesazheve dhe komenteve të ndjekësve.