Piers Morgan, gazetari britanik që bëri intervistën e diskutueshme me Cristiano Ronaldon, kritikoi sjelljen e Messit në takimin kundër Holandës, në çerekfinalen e Kupës së Botës, që përfundoi me kalimin e Argjentinës në gjysmëfinale të kompeticionit.
“Dje Messi, iu hodh arbitrit, iu hodh trajnerit kundërshtar, dhe iu hodh edhe njërit prej kundërshtarëve të tij. Mendoj, se nëse Ronaldo do të bënte atë që bëri Messi, do të merrte pak më shumë vëmendje nga mediat…”,- ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
Duhet mbajtur mend se Messi kritikoi gjyqtarin Mateu Lahoz pas ndeshjes, drejtoi gishtin drejt trajnerit Louis Van Gaal të Holandës, madje u zemërua me sulmuesin holandez Weghorst.