5/12/2025 4:15:16 PM

Ishte Antonela ajo e cila i akuzoi ata se po bëjnë lojë.

Duhet të lexoni

Driton Kuka ka zbuluar në emisionin Pressing të T7 se Majlinda Kelmendi, në vitin 2012 dhe 2013 ka refuzuar 3 milionë euro për të ndërruar shtetësinë, që Kelmendi të garojë për një shtet tjetër.

Shteti që e deshi Majlindën ta bëjë të sajën është Kazakistani. Këtë synim Kazakistani tentoi ta realizojë duke e paguar sportisten 3 milionë euro.

“3 milionë euro kanë pas me dal në xhirollogari nëse kjo e kish ndërru shtetin. Unë si kam tregu kësaj hiq, ajo e ka marr vesh pas lojërave olimpike, por nuk e ka ditur shumën”, u shpreh Kuka. Raporton Gazeta Express.

Por, pa u mendua dy herë Kuka refuzoi atë ofertë bashkë me Majlindën, por kjo e fundit zbuloi në Pressing se për një kohë të gjatë se kishte ditur shumën.

Ajo e kishte marrë vesh këtë nga shoqëria.

“ ‘Qysh moj i refuzove tre milionë euro?’ Isha tu pi kafe dhe m’u derdh, ‘thash sa!!!?’ ”, u shpreh Majlinda.

Ajo me shumë krenari, thotë se kurrë nuk është pishman që refuzoi milionat për të garuar për vendin e saj, që e ka bërë krenar me medalje të shumta të arta.

“Kurrë s’jam kanë pishman për atë ofertë, dhe s’besoj se do të bëhem ndonjëherë në jetë. E kam ditë që Kazakistani e ka bërë këtë ofertë”.

Ajo tregoi se edhe një tjetër shtet është munduar ta marrë në radhës e saj, është Azerbajxhani.

“Më vështirë e kam pasur kur kam pasur ofertë nga Azerbajxhani, sepse ekonomikisht kemi qenë shumë keq familjarisht. Mami më ka bërë presion me pranu atë ofertë, më shumë që mos të zhdukem si sportise sepse s’kisha të ardhura. Ditë pas dite, menduam dhe vendosem që do të mbesim në Kosovë pavarësisht ofertave. Unë e di që tre milionë euro s’do t’i marrë kurrë këtu, por s’jam pishman aspak mënyre se si më respektojnë njerëzit, kjo nuk blihet”.

Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë organizoi një ceremoni shtetërore.

Osmani e dekoroi Majlinda Kelmendin me urdhrin “Shotë Galica”./GazetaExpress/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate