12/21/2025 2:33:20 AM

3 vjet burgim për krimin aksidental, si e kishte vrarë djalin para 11 muajsh Skënder Krasniqi

Duhet të lexoni

Një vrasje e rëndë kishte ndodhur pasditen e 27 janarit të këtij viti në rrugën “Ndue Përlleshi” në kryeqytet. Skender Krasniqi, kishte vrarë  djalin e tij Albertin, në garazhin e ndërtesës ku banonin

“Ejani se e vrava djalin”, kishte deklaruar Skender Krasniqi kur e kishte telefonuar policinë për ta denoncuar rastin.

Ai ishte arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërkaq policia kishte konfiskuar armën me të cilën dyshohej se Krasniqi kishte shtënë drejt djalit të tij.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës patën deklaruar për Express se rasti fillimisht ishte cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

“Lidhur me rastin ne fjale ju njoftojmë se prokurori kujdestar i Departamentit te Krimeve te Renda, ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar “Vrasje e rëndë”. Prokurori i Shtetit, ka ndaluar një të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obdukim”, deklaroi zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Në tetor të këtij viti, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj Skender Krasniqit.

Skender Krasniqi po mbahej në paraburgim nga data 27 janar, kur edhe u arrestua.

Ai sot është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./GazetaExpress/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate