12/18/2025 9:14:36 AM

Tragjedia e 9 janarit ku humbën jetën 28 persona/ Familjarët e viktimave përpara SPAK: Fajtor për ngjarjen është shteti! Shumë prej tyre ende nuk e kanë një varr

Duhet të lexoni

Rikthehet në vëmendje tragjedia e 9 janarit 2004 ku humbën jetën 28 shqiptarë në tentativë për të kaluar me gomone drejt Italisë.

 

Disa familjarë të viktimave, janë paraqitur sot përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në formë proteste.

Sipas Neës24, dosja e kësaj çështje është dërguar në Prokurorinë e Vlorës për moskompetencë, çka ka sjellë dhe reagimin e familjarëve të cilët nuk duan që ajo të hetohet aty.

Ata shprehen se fajtor për vrasjen e 28 personave është shteti dhe ata që janë të veshur me pushtet.

Gjithashtu familjarët kanë bërë thirrje për vendosjen e drejtësisë dhe dënimin e përgjegjësve për këtë tragjedi.

“Ne jemi përfaqësues të shoqatës 9 Janari, unë jam kryetari. përfaqësojmë shoqatën e 30 familjeve, ku na kanë vdekur 30 fëmijët tanë afër bregut në Vlorë. Ata njerëz kanë qenë një grup i strukturuar kriminal, që përbëhet nga policia e Vlorës. Josif Shtëmbari e ka bërë analizën e asaj policie dhe e ka cilësuar ata 30 oficerë, si pjesëtarë të bandës. Ata i morën prej Shkodrës. E ndaluan gomonen në mes të detit dhe kanë gjuajtur me armë. Ne kërkojmë zbardhjen e çështjes. Kërkojmë hapjen e çështjes, Prokuroria e Vlorës është e korruptuar, se nuk janë hetuar ata që kanë bërë krimin. Është e vetmja tragjedi për arsye se nuk është dhënë ndihma. është njoftuar shteti dhe kanë thënë; po vdesim këtu dhe nuk u bë operacioni i kërkim-shpëtimit për të shpëtuar ata njerëz. I lanë atje për t’u fundosur. Pas 18 orësh ka nisur kontrollet anija italiane. Ne na e mbyllën çështjen që mos të dilte ky grup kriminal. Ne i kërkojmë SPAK zbardhjen e çështjes, të vihen para drejtësisë kriminelët që na kanë vrarë fëmijët. I lanë 17 orë 13 km afër bregut. Ne kemi 8 vetë të zhdukur. Si kemi gjetur ende. Ja ky burrë këtu nuk e ka gjetur djalin e vetëm, si ka një varrë.”, tha Nikollë Mehillaj, kryetar i shoqatës së viktimave.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate