6/7/2025 3:40:28 PM

Edi Reja: Dua të vazhdoj me Kombëtaren, mosha vetëm një numër! Kualifikimi në 'Euro 2024' objektivi im

Duhet të lexoni

Edoardo Reja preku tema të ndryshme gjatë prononcimit për shtypin përpara miqësores ndaj Arabisë Saudite. Kombëtarja kuqezi do të luajë në 26 tetor në ““Al Nahyan Stadium”, Abu Dabi, teksa trajneri italian ka ftuar 14 futbollistë nga Superiorja për këtë test miqësore.

SUPERIORE – “I kam ndjekur prej disa vitesh lojtarët e Superiores. Kjo ndeshje do të më shërbejë t’i shikoj nga afër, edhe pse do të doja që të punoja më shumë me ta. Shpresoj që ndonjëri prej tyre të jetë pjesë e Kombëtares në të ardhmen. Tri vite më parë e kam pasur në projekt bashkë me presidentin për të përfshirë sa më shumë lojtarë nga Shqipëria. Marr si shembull: Hoxhallarin, Seferin apo Trashin”.

E ARDHMJA – “Flitet shumë për të ardhmen, por pjesa e moshës është thjesht faktor psikologjik. Kam shumë besim tek kjo skuadër. Objektivi im fillestar ishin eliminatoret e Euro 2024. Sigurisht që kemi zhgënjyer në Ligën e Kombeve, nuk dua të kërkoj alibi, por unë dua ta çoj deri në fund këtë mision për në finalet e Euro 2024. Dua të qëndroj, sepse kam energjinë e duhur, por do të flas me Dukën menjëherë pas përfundimit të kontratës. Dëshira ime është e madhe për të vazhduar”.

EURO 2024 – “Ne mund ta luajmë kualifikimin me Çekinë, por në eliminatore lojtarët duhet të jenë në formë të mirë. Nuk ka ndeshje të lehta në eliminatore, por unë jam i bindur që do të bëjmë mirë. Nuk është thjesht çështje dëshire, ne duhet t’i luajmë shanset tona deri në fund”.

“Ia kam thënë presidentit që me këtë skuadër mund të shkojmë në Europian. Ne ishim shumë pranë ‘play-off’-it të Botërorit, por situata u komplikua në ndeshjen me Poloninë, ku në një rast Uzuni madje gaboi një gol pothuajse të sigurt në fillim. Ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate