I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, foli shkurt pas takimin me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.
Escobar theksoi partneritetin e palëkundshëm të Kosovës me SHBA-në, ndërsa foli pak për kryetemën e takimit, që ishte dialogu me Serbinë.
“Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovraninetin dhe sigurinë tuaj”, tha Escobar.
Escobar dhe Kurti nuk kanë pranuar pyetje nga gazetarët të cilët ishin të pranishëm në konferencë, duke mos dhënë kështu detaje të tjera rreth dialogut Kosovë-Serbi.
I dërguari i posaçëm i SHBA’ve, u takua sot edhe me Osmanin, ku tha se vizita e tij në Prishtinë ishte formë mbështetje për aspiratat euroatlantike të Kosovës.
Escobar tha se Kosova është mik i madh me SHBA-të.
Tutje shtoi se miqësia SHBA-Kosovë nuk bazohet vetëm në interesat e përbashkëta, por edhe në vlerat e njëjta.
“Kosova është një aleat shumë, shumë i mirë, një mik i mgushtë i SHBA-ve. Miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së nuk bazohet vetëm në interesin e përbashkët por edhe në vlera të përbashkëta”, tha ai.
Escobar tha se në Prishtinë është edhe që të shpreh mbështetjen amerikane për aspiratat euroatlantike për Kosovën.
“Pata dëshirë që të shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës, përfshirë edhe mbështetjen tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar . Jam shumë krenarë që Kosova ka kontribuar shumë për agjendën tonë të përbashkët dhe ngjarjet e kësaj jave janë indikator se Kosova po kontribuon në mënyrë pozitive për agjendën e demokracisë”, shtoi Escobar. /gazetametro.net