Kupa e Botës në Katar po afron dhe rreth një muaj para fillimit, Nasser Al Khater, drejtor menaxhues i komitetit organizativ, bën një bilanc të situatës në një intervistë për ‘Sky News’:
"Kemi plane për të ngritur zona ku tifozët që kanë pirë shumë mund të qetësohen. Është thjesht një vend për t’u siguruar që ata të qëndrojnë të sigurt dhe të mos jenë të dëmshëm për të tjerët".
Al Khater më pas trajtoi disa çështje që janë diskutuar muajt e fundit, si kushtet e punëtorëve apo siguria e tifozëve LGBTQ +, të cilët do të vendosin të ndjekin turneun në një vend ku homoseksualiteti është i paligjshëm.
Ai vetë dhjetorin e kaluar kishte ftuar homoseksualët të vijnë në Katar, por duke shmangur shfaqjet e dashurisë. "Gjithçka që kërkojmë është që njerëzit të respektojnë kulturën tonë, – shtoi ai. – Kushdo që nuk dëmton njerëzit e tjerë apo pronën publike është i mirëpritur dhe nuk duhet të ketë asgjë për t’u shqetësuar".
Sa iu përket kushteve të punëtorëve të përfshirë në organizimin e Kupës së Botës, sipas Al Khater "shumë njerëz flasin për këtë problem pa qenë ekspertë në këtë sektor".