Prokuroria e Posaçme ka tërhequr ditën e sotme dosjen e Erjon Alibejt, i akuzuar për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit.
Dosja është tërhequr, pasmarrjes në pyetje të Euglen Halilit dhe Xhuljano Hoxhës dëshmitë e të cilëve kanë rënë ndesh me ato që kanë thënë dy dëshmitarët e tjerë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhajt.
Hetuesit pritet që ta bashkojnë edhe këtë çështje në një dosje të vetme, ku kanë dyshime që Alibej të jetë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.
Në momentin e arrestimit të Erion Alibejt, prokuroria theksoi se kishte prova se ishte porositësi i vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej në fund të dhjetorit 2018 në hyrje të Elbasanit bashkë me dy persona të tjerë.