12/17/2025 2:43:46 PM

“Nga kush erdhi vrasja, nëse i kishim pasur borxh dikujt…”, flasin familjarët e shoferit të vrarë në Deçan

Duhet të lexoni

Dy nxënës dhe shoferi i autobusit u vranë në Gllogjan të Deçanit me 26 nëntor.

Dhjetë ditë pas kësaj ngjarje tragjike nuk ka asnjë të arrestuar.

Zbardhjen e rastit po e kërkojnë familjarët e Gani Gjokajt, shoferit të vrarë dhjetë ditë më parë.

Ata thonë se ende janë në pritje të ndonjë informacioni për rastin.

“Familja, brengën kryesore e ka zbulimin e rastit. Nga kush erdhi? Pyetja që çdo ditë bëjmë ne familjarët, vëllezërit, nëna e baba, pse dhe nga kush erdhi vrasja? Ta dimë arsyen. Nëse do t’i kishim pasur dikujt borxh ka pasur alternative tjera. Kjo për momentin është brenga më e madhe”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Fatmir Gjokaj-familjar i shoferit të vrarë.

Gjokaj thotë se familja nuk është e kënaqur me institucionet shtetërore pasi sipas tij deri më tani së paku është dashur të ketë një pistë hetimi.

“ Kemi hyrë në ditën e 11-të dhe nuk ka asnjë pistë hetimi. Nuk e kemi asnjë informatë të vetme që tregon se është duke u bërë një pistë hetimi apo që ka të dyshuar. Shpresojmë se një ditë e vërteta do të dalë në dritë”, deklaroi tutje Gjokaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit është duke u shtuar.

“Sasia e informacionit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit është duke u shtuar, meqenëse hetuesit më të mirë tanë janë të përfshirë atje. Mirëpo kur të kenë diçka konkrete sa i përket të pandehurit ose të pandehurve që e kryen këtë vrasje të trefishtë mizore, ne natyrisht që do t’iu njoftojmë me kohë”, tha ai.

Nga Prokuroria e Pejës kanë thënë se hetimet janë duke vazhduar dhe se në këtë moment nuk mund të japin informacione tjera.

Qeveria ka ofruar shpërblim në vlerë 20 mijë euro, për këdo që jep informacione që dërgojnë në arrestimin e autorëve të krimit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate