9/15/2025 1:20:55 PM

Arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar për keqtrajtimin e të riut në Ferizaj

Duhet të lexoni

Pak ditë më parë, Gazeta Sinjali ka raportuar për një rast të frikshëm që ka ndodhur në Ferizaj, ku një i ri dyshohet se është keqtrajtuar për orë të tëra në një mal. Të dyshuarit e rastit, pasi e kishin lënë viktimën në rrugë, ishin arratisur. Njëri nga ta, të enjten është dorëzuar në Polici, ku me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se në kuadër të veprimeve hetimore është arritur që të arrestohet edhe një tjetër i dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprën penale ‘Detyrim’, teksa po vazhdojnë kërkimet për personin e tretë të dyshuar në rast.

Por si kishte ndodhur ngjarja?

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orët e paradites të së martës, kur viktima ishte ndaluar nga tre persona, të cilët e detyruan të futej me forcë në veturën e tij dhe më pas e dërguan diku në një mal. Atje, përveç që u sulmua fizikisht, edhe u kërcënua nga të dyshuarit.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ky është rrëfimi i tij, i dhënë para hetuesve policorë, ku i shqetësuar ka treguar se si të dyshuarit e zhveshën, ia morën paratë dhe e keqtrajtuan duke e rrahur.

Për motive ende të panjohura, ata dyshohet se e mbajtën të riun për disa orë dhe më pas e lanë diku në një rrugë, por me një paralajmërim. Të dyshuarit, Sinjali mëson se kishin disa fjalë për viktimën, në rast se i denoncon. “Me na i përmend emrat, nanën kam me ta mbytë”, dyshohet t’i ketë thënë njëri, thonë burimet e Sinjalit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate