9/13/2025 2:52:02 PM

Rrëfehet djali shqiptar: E vrava pronarin grek, më ngacmonte gjithë kohës

Duhet të lexoni

Djali shqiptar që akuzohet për vrasjen e një burri grek, ka deklaruar në polici se është ai autor i krimit, duke vënë në dukje se ishte përballur me ngacmime të vazhdueshme nga viktima.

I arrestuari që shikoni në foto është 25 vjeçari nga Shqipëria që jeton prej kohësh në Kavala, Greqi, raporton noa.al. Ai u ndalua orët e fundit, një javë pas vrasjes së 52 vjeçarit që shikoni në galeri.

I riu ka pranuar aktin e tij, duke thënë se e konsideronte 52-vjeçarin përgjegjës për largimin nga puna dhe se e kishte ngacmuar vazhdimisht duke e bulizuar.

Një koleg i 25-vjeçarit të akuzuar për krimin tha për mediat greke se në fakt nuk ka pasur asnjë shkarkim.

I riu dha dorëheqjen dhe u punësua në një biznes tjetër në Kavallë.

Ata kishin disa fërkime në punë, por janë gjëra që ndodhin në biznes. 25-vjeçari ka firmosur një dorëheqje vullnetare dhe ka shkuar në një tjetër biznes mermeri për punë.

Ditën e vrasjes ai ka shkuar në punë në orën 07:00 me motor dhe jo me autobus që zakonisht shkojnë punëtorët.

Në orën 12:00 të datës 16 shtator, u largua nga puna sepse kishte një dhimbje koke të tmerrshme.

Sipas hetimit, dyshohet se i riu e ka qëlluar me armën e vëllait të tij gjuetar,  një karabinë. Sipas mjekëve, 52-vjeçari, baba i dy fëmijëve të mitur, ka parë vrasësin e tij, i cili e ka qëlluar nga një distancë prej 5-6 metrash, duke synuar zemrën e viktimës.

Pas krimit, autori u zhduk nëpër fusha. Autoritetet i kanë fokusuar hetimet në mjedisin e viktimës, duke kërkuar persona me të cilët ai mund të ketë pasur mosmarrëveshje.

Sipas dëshmisë së të riut, ai kishte arritur deri në aktin për të cilin ishte penduar, pasi kishte vuajtur një bulizim të vazhdueshëm nga ana e grekut. /noa.al

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate