Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se çmimi maksimal i lejuar për shitjen e derivateve të naftës sot në Kosovë është 1.57 euro për litër, për benzinë është 1.34 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.75 euro.
Në vendimin e ministrisë thuhet se çmimet e lartcekura vlejnë për sot, prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.