9/12/2025 4:24:25 AM

Sveçla: Aktet kriminale po paraqesin kërcënim për sigurinë, përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet politike

Duhet të lexoni

Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë kanë mbajtur konferencën ndërkombëtare me temën “Ndërtimi i Reziliencës: Programet R&R për Ekstremistët dhe Luftëtarët e Huaj në Kosovë dhe Itali’’.

Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm mbeten kërcënimet më serioze në mbarë botën. Sipas tij, këto fenomene që askush s’mund t’i luftojë i vetëm, puna e përbashkët është rruga më e qëndrueshme për t’i trajtuar ato.

Ai shtoi se aktet e ndryshme kriminale vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë, përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet politike që kanë për qëllim destabilizimin e vendit.

“Përveç ekstremizmit të motivuar nga keqpërdorimi i religjionit që ka qenë prezent deri tani, format e tjera të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm janë në rritje. Aktet e ndryshme kriminale vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë, përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet politike që kanë për qëllim destabilizimin e vendit”.

“Institucionet tona janë të përkushtuara që të përshtatin format dhe veprimet për t’u ballafaquar me format e reja të ekstremizmit dhe terrorizmit. Bashkëpunimi në mes të shteteve është esencial në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit. Kam vazhduar të shtyjë përpara qasjen në parandalim dhe duke i kushtuar vëmendje të veçantë grupeve të cenueshme në vend, siç janë gratë dhe fëmijët”, theksoi ai.

“Përgjatë viteve ne si shoqëri filluam të përballemi me problemin e radikalizimit dhe terrorizmit, institucionet në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë filluan të zhvillojnë masa operative dhe strategjike për t’u përballur me këtë kërcënim të ri. Në bazë të punës së deritanishme në luftimin e terrorizmit, institucionet e Kosovës kanë bërë hapa të mëdhenj në trajtimin e këtij problemi, në trajtimin e çështjeve në parimet e bazuara të njeriut dhe nevojës për të qeverisur në një shoqëri pa dallim. Republika e Kosovës ka qenë shumë aktive në marrjen e masave në parandalimin e terrorizmit dhe ekstremizmit. Për t’u ballafaquar me ekstremizmin dhe terrorizmin Kosova ka përdorur dy qasje kryesore, që përfshijnë hetimin, arrestimin dhe dënimin e atyre që janë bashkuar në konflikte të huaja përkrah organizatave terroriste”.

Ai gjithashtu tha se policia, prokuroria dhe gjykatat kanë bërë një punë të mirë në hetimin dhe dënimin e tyre.

“Por duhet bërë edhe më shumë që të jepet mesazh i qartë përballë kësaj veprimtarie. Kemi përdorur edhe qasjen e butë duke iu ofruar të gjithë atyre që ishin pjesë e këtyre organizatave që të jenë pjesë e rehabilitimit dhe riintegrimit. Ky është një program që përveç aktiviteteve specifike adaptohet në bazë të kërkesave që mund të dyfishohen, bazuar në vlerësimet e deritanishme, programet e rehabilitimit dhe riintegrimit për të kthyerit”.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate