9/12/2025 4:28:55 AM

Në Tiranë, nga 850 deri në 5 mijë euro metri katror

Duhet të lexoni

Të blesh një apartament tashmë edhe në periferi të Tiranës po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Agjentët imobiliarë tregojnë se çmimet në këto zona në zhvillim si Astiri, 5-Maji apo njësi të tjera janë rritur vrullshëm dhe kanë arritur deri në 1200 euro/m2. Ndërsa në bulevardin e ri ccmimet rezultojnë edhe më të larta në mbi 1300 euro/m2. Shtrenjtim çmimesh shtojnë ata vërehet veçanërisht tek objektet drejt përfundimit.

 “Duke nisur nga pjesa e fundit e Astirit që çmimet variojnë nga 850 euro/m2, nëse afrohemi më afër Unazës së Madhe si Fusha e Aviacionit çmimet kanë kaluar mbi 1000 euro, shkojnë në 1200 euro/m2. Zona e 5 Majit po ashtu me këto çmime 1000-1200 euro/m2, Porcelani 1000-1100 euro. Bulevardi i ri, fasha e dytë e tij çmimet në këto komplekse kanë arritur në 1300-1350 euro/m2, pastaj Sauku, Farka këto rezidenca me vila kryesisht objekte më private.” deklaron Erion Alimema, agjent imobiliar

Ndërsa për kullat që shtrihen përgjatë bulevardit çmimet kanë prekur majat dhe sipas agjentëve të tregut ato të ekspozuara arrijnë edhe deri në 5000 euro/m2.

“Në këto zona çmimet shkojnë nga 1500-1700 euro/m2. Pjesa më e shtrenjtë në Tiranë është fasha e Bulevardit variojnë çmimet mbi 3500 euro, ka çmime të ekspozuara deri në 5000 euro. Duke marrë zonën e ish-Bllokut, sheshi Skenderbej, kullat rreth Stadiumit Arena që kalojnë 3000 euro dhe deri nw 4000 euro.”

Gjithnjë e më shumë po preferohen komplekset e pallateve për shkak të larmishmërisë që ofrojnë në shërbime dhe jo vetëm.

“Komplekset po rrisin cilësinë dhe vlerën e zonave dhe ndërtesave të tjera përreth pasi ofrojnë kënd lojërash dhe shumë facilitate të tjera dhe mbi të gjitha ofrojnë parkim, ndaj janë edhe shumë të kërkuara.”

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate