9/12/2025 8:17:34 PM

Ndërtimet e banesave të reja pa studim të qëndrueshmërisë dhe sigurisë

Duhet të lexoni

Për ndërtim të banesave në Prishtinë, shpeshherë tejkalohen rregullat teknike. Kështu vlerëson arkitekti Valdet Osmani, përderisa nga Shoqata e Ndërtuesve thonë se nuk marrin garanci për secilin ndërtim, por sipas tyre, në ndërtimet e larta, ndërtuesit kanë qenë të kujdesëm. E qytetarët, nuk u besojnë fort ndërtimeve të reja, për sa i përket qëndrueshmërisë.

Ndërtimet e banesave në Prishtinë, nuk kanë ndonjë studim të qëndrueshmërisë dhe sigurisë. Kështu thotë arkitekti Valdet Osmani, sipas të cilit, gjatë ndërtimeve, shpesh herë ka anashkalim të lejeve të ndërtimit. Osmani thotë se kjo edhe ka shkaktuar ngufatje të mbindërtimeve në kryeqytet.

“Në Kosovë, në përgjithësi, nuk respektohen rregullat teknike të ndërtimit edhe nevojat e qytetarëve dhe kemi mbingarkese. Për këtë kemi një ngufatje të jetës së qytetarit, dhe nuk merren parasysh as rregullat teknike, as format e ndriçimit, as era, as komunikacioni, ngarkesa, sipërfaqja përcjellëse që duhet të jetë për qytetarë. Pra, të gjitha këto kanë qenë të parapara edhe me ligj e edhe me rregulla teknike, por janë shkelur, dhe në mungesë të prokurorisë e cila duhet t’i hetojë këto raste drastike, që kanë ndikuar në dëmtim të pronës dhe jetës së qytetarëve, është kriminalizuar edhe më shumë kjo metodë e projektimit dhe ndërtimit në Prishtinë”, ka theksuar Osmani.

Por, kryetari i Shoqatës së Ndërtueseve, Faton Hoxha, thotë për Radio Kosovën se gjatë ndërtimit të banesave, ndërtuesit kanë qenë të kujdesshëm, ndërsa sipas tij, komuna kryen në mënyrë të rregullt procedurat e tyre.

“Prapëseprapë, pavarësisht se ka shumë thashetheme, nuk mundemi me marrë garanci për secilin objekt, por objektet e larta banesore, ndërtuesit kanë qenë të kujdesshëm, edhe komunat kanë kryer procedurat e tyre, ku edhe parashihet revidimi i projekteve, ka një kontroll edhe me aq sa shihet me sy, duhet të jenë të qëndrueshme”, ka thënë Hoxha për RTK Radio.

Adelina, është një qytetare që bashkë me bashkëshortin e saj, pasi kanë blerë banesë, e kanë shitur atë, për siç thonë ata, arsye se nuk ndihen të sigurt në ndërtimin e saj.

“Kam blerë banesë në Fushë-Kosovë. Çmimi ka qenë shumë i lartë, por e kam shitur se kam menduar që nuk është fort e sigurt. Tash e kam ndërtuar shtëpinë, sepse e di se çka është investuar në të dhe mendoj se është më e sigurt sesa banesa”, ka theksuar ajo.

Nëse një tërmet ndodh në Prishtinë, të gjithë do të mbesin jashtë, thotë një qytetare tjetër.

“Besimi për material se çka kanë vendos për ndërtimet e reja nuk është i sigurt, këto lëkundjet që kanë qenë, edhe neve me na prekë, ne do të mbesim krejt jashtë, në qiell të hapur”, ka thënë qytetarja tjetër.

Sidoqoftë, që nga paslufta, Prishtina është mbingarkuar me ndërtime. Arkitekti Osmani vlerëson se siguria e banesave duhet të analizohet në bazë të testimeve të ndryshme, laborantëve dhe ekspertëve të fushës përkatëse.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate