9/13/2025 6:21:47 PM

U çaktivizonin GPS-ët e i deklaronin të vjedhura, si u sollën 7 mjetet luksoze në Shqipëri

Duhet të lexoni

Mjetet me qira që futeshin në Shqipëri nga Morina dhe Qafë Thana, deklaroheshin të vjedhura. Kjo është një pjesë nga skema e trafikimit të shtatë mjeteve luksoze që u sekuestruan nga policia gjatë operacionit “Luxury” të finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë më 16 shtator.

Këto mjete merreshin me qira në vendet e BE, kryesisht në Gjermani. Shtetas kosovar e maqedonas i merrnin me qira. Personat e grupit çaktivizonin GPS dhe sapo kalonim kufirin duke hyrë në tokën shqiptare i deklaronim të vjedhura.

Mjetet më pas kalonin më procesin e falsifikimit të shahisë ku numri 9 bëhej 8 dhe 0 bëhej 6 në të shumtën e rasteve ose ndryshohej një deri në 2 gërma. Me kontratë shitblerje mjetet shiteshin pasi ishin targuar për një çmim 30 deri në 40 % më pak se vlera reale.

Gjatë operacionit ‘Luxury’ policia arrestoi Klaudio Begaj për të cilin ka hetuar në lidhje me modifikimet e shasisa. Dyshohet se kjo skemë se përdoret prej 5 vitesh dhe në Shqipëri dyshohet të jenë futur mbi 200 mjete luksoze.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Luxury”. Trafikonin dhe tregtonin mjete të vjedhura në vendet e BE-së, vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë, shpallen në kërkim 5 bashkëpunëtorët e tyre. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 6 automjete dhe 1 motomjet, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas trafikonin në vendin tonë, mjete të vjedhura në shtete të ndryshme të BE-së, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Luxury”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 52 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për penalisht shtetasit K. T., 26 vjeç, D. P., 46 vjeç dhe E. K., 27 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. SH., 29 vjeç, I. G., 32 vjeç, V. P., 25 vjeç, I. H., 34 vjeç dhe U. B., 44 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 automjete dhe 1 motomjet, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur kanë bërë ndërhyrje në automjetet e trafikuara, duke modifikuar numrat e shasisë apo paketat elektronike. Më pas automjetet i kanë shitur te persona të ndryshëm. Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate