12/23/2025 8:09:36 PM

"Kur dal para jush them vetëm të vërtetat e mia"/ Rama: Kemi përgjysmuar numrin e vrasjeve, Shqipëria vend i sigurt

Duhet të lexoni

Teksa kryeministri është duke mbajtur një bashkëbisedim me qytetarët dhe gazetarët nëpërmjet rrjeteve sociale ai ka folur edhe për kriminalitetin në vend, vrasje dhe ngjarjet e tjera të rënda.

Kryeministri Edi Rama thotë se shifrat tregojnë përgjysmim të vrasjeve dhe Shqipëria është një vend më i sigurt se kurrë më parë.

Në bashkëbisedimin me qytetarë dhe gazetarë, kreu i qeverisë bëri dhe një krahasim të ngjarjeve mfioze në vend, duke thënë se numri i vrasjeve ka qenë më i lartë kur vendi qeverisej nga PD.

 Rama: Ne nuk kemi humbje jetësh çdoo 24 orë, ne kemi pasur problemet tona me rendin në aspektin e disa vrasjeve vërtet të sakëlldisshme sidomos gjatë muajit Gusht, por faktet janë fakte  kur në Shqipëri vriteshin rregullisht mbi 100 persona në vit, dhe kjo kohë nuk ka qenë përpara 100 vjetësh  por ka qenë përpara se ne të merrnim drejtimin e vendit. Në vitin 2012 janë vrarë 112 persona, ndërkohë që ne e  kemi ulur në përgjysmim mesatarisht numrin e vrasjeve në Shqipëri dhe ky është fakt dhe sot me gjithë ato që kanë ndodhur gjatë Gushtit ne përsëri jemi në vitin me numrin më të ulët të vrasjeve në 30 vitet e fundit. Ky është fakt. Me këtë nuk dua të them që nuk duhet të bëjmë akoma më shumë, me këtë nuk dua të them që vrasjet duhet t’i marrim të mirëqena  si pjesë të jetës, patjetër që nuk ka vend ku mos të ketë vrasje, por patjetër që ne mund të përmirësojmë dhe do të përmirësojmë statistikat me pozicionin tonë.  sot ne jemi në mesataren e kontinentit europian për  sa i përket vrasjeve. Kemi qenë në fundin e një pusi ku nuk na dukej fare emri me 112 vrasje në vit dhe sot jemi më mirë se sa disa vende, emrat e të cilave sp’o i përmend për mos t’u kthyer në humor që janë vende më të zhvilluara se ne, por nuk jemi më mirë se sa disa vende në rajon. Pra ka edhe më mirë dhe ne do synojmë çdo ditë, çdo natë pa pushim. Shqipëria është një vend më i sigurtë se asnjëherë më parë dhe këtë  e tregon jo vetëm  e gjithë tërësia e shifrave dhe e fakteve që vijnë nga terreni, por edhe fakti që Shqipëria turistike po hedh hapa shumë  më të shpejtë përpara siç tregojnë edhe shifrat e turizmit të këtij viti.

Ndërkohë që biseda ka vijuar më tej, një nga qytetarët e akuzoi kryeministrin Rama se thotë gënjeshtra nga mëngjesi në darkë, dhe meqë ditën e sotme ishte pa punë, kishte vendosur t’i kthente përgjigje pyetjeve të qytetarëve shqiptarë.

Nga ana e tij kryeministri Rama tha se ai nuk gënjen asnjëherë dhe kur del para qytetarëve thotë gjithmonë të vërtetën.

Rama: Unë nuk them gënjeshtra as në mëngjes as në darkë. Kur dal para jush unë them vetëm të vërtetat e mia. Nga ana tjetër përpiqem t’i bëj pritë të gjitha problemeve. Meqë ti Artan mendon se unë gënjej nga mëngjesi deri në darkë merr shiko faturën e energjisë në shtëpinë tënde. Shiko sa paguan dhe shumëzoje çdo kilovat që paguan me 45 lekë. 9.5 shtoi 45 pastaj mblidh gjithë kilovatët dhe shiko çmimin. Më pas bëj pyetjen vetes pse më del kaq pak? Nëse je jashtë e ke më kollaj ta kuptosh që unë nuk gënjej. Nëse je jashtë nuk je si ata që mendojnë se jashtë do gjejnë mrekullinë. Ata që thonë se ata jashtë e  kanë rrogën më të madhe duhet të llogarisin se i kanë dhe shpenzimet më të mëdha.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate