8/25/2025 10:14:08 AM

Doktori shkakton tërbim me pretendimin se 92% e grave saudite shikojnë porno

Duhet të lexoni

Një doktor në Arabinë Saudite ka thënë në një stacion televiziv se rezultatet e sondazheve tregojnë se 92% e grave të vendit shikojnë pornografi, duke shkaktuar një reagim të ashpër në mbretërinë konservatore myslimanë.

Dr. Nizar Bahberi, kreu i departamentit të sëmundjeve infektive në Jeddah, tha në intervistën me rrjetin ‘Rotana Gulf’ se ka nisur të mbledhë të dhëna mbi çështjen prej vitit 2014, teksa shtonte se 23% e grave saudite kishin parë të paktën një video pornografike asokohe.

“Por kur e përsërita sondazhin në vitin 2019, përqindja kishte arritur në 92% të pjesëmarrëseve. Ato numëronin rreth 3,000 gra,” tha ai.

“Prandaj në shumë seminare para-martesore unë u them burrave se nuk të fajësojnë gratë me të cilat sapo janë martuar duke i pyetur për shembull ‘A i ke parë këto gjëra?’ sepse aksesi në këto përmbajtje është tashmë shumë më i thjeshtë se më parë”, tha doktori.

Por komentet e tij shkaktuan tërbim në mbretërinë konservatore saudite, e cila ka rregulla të ashpra shoqërore e fetare kundër seksit jashtë-martesor. Shumë përdorues kishin lënë hashtag në gjuhën arabe kundër tij si.

 

Doktori ka komentuar më pas duke thënë se nuk dëshironte të ofendonte por vetëm po publikonte rezultatet e hulumtimit të tij, që tregon se aksesi ndaj pornografisë është shumë më i thjeshtë sesa më parë.

“Më shumë se 3,000 gra i janë përgjigjur pyetjes ‘A keni parë një video të tillë, të paktën një herë në jetën tuaj’ dhe përgjigjet ishin 92% po. Kjo nuk do të thotë se ndodh në të gjithë shoqërinë por është diçka që ndodh”, shkruante Bahberi.

Një tjetër doktor saudit Eidan Alzahrani, sulmonte Bahberi, duke komentuar: “Unë më parë bëja thirrje për mbrojtjen e doktorëve nga ata që i sulmonin, por tani bëj thirrje për mbrojtjen e shoqërisë nga këta të ashtuquajtur doktorë, që duhet të japin llogari për ofendimet e tyre”.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate