9/1/2025 7:27:57 PM

Njëri nga ne duhet të shkojë në burg, ti dhe Meta doni të parandaloni aferat e llahtarshme!

Duhet të lexoni

Nëse këto nuk janë të vërteta, pra janë shpifje, jam gati të shkoj në burg. Ftoj zonjën Mona të bëjë padi për shpifje. Këtu padia kushton lirë, jo si ndaj gazetës austriake!Por, halli i Monikës dhe Metës është të parandalohet zbulimi i disa aferave të tjera të llahtarshme, për të cilat shqiptarët nuk dinë asgjë. Kanë vjedhur paratë dhe pasuritë publike në mënyrë të paskrupullt dhe sikur në Shqipëri do të mbretëronte gjithmonë drejtësia e Adriatik Llallës dhe Gjin Gjonit.

Shkruan Adriatik Doçi

Monika Kryemadhit do t’i përgjigjem vetëm me fakte. Report Tv është media më serioze dhe e besueshme në vend. Parimi kryesor është: Kurrë mos raporto diçka që nuk është e vërtetë. Kjo është arsyeja se pse e ndjekin mbi 1 milionë shqiptarë. Në dijeni time nuk ka humbur asnjë përballje gjyqësore.

Unë punoj prej 6 vitesh në Report Tv dhe Shqiptarja.com. Nuk e përfaqësoj unë grupin mediatik, por jam thjeshtë një nga gazetarët.

Krahas akuzave vulgare në panik, paranojave dhe përpjekjeve qesharake për presion, Monika Kryemadhi tha edhe diçka me vend mbrëmë: I akuzuari ose akuzuesi duhet të shkojë në burg.

Dhe kjo duhet të ndodhë. Unë kam kallëzuar Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Në 25 korrik 2022, SPAK ka regjistruar procedimin penal nr. 137, pikërisht për shpërodrim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, ka marrë 350 mijë USD tek SGS-ja në formë pagash. Edhe pse është punësuar si inxhinier mekanik, ka marrë pagë më të lartë se sa CEO i SGS, si dhe 30 mijë USD shpërblim në fund. (Shih dokumentin).

Një pjesë të parave ia ka dhënë Monika Kryemadhit dhe LSI-së në formë donacioni. (Shih dokumentin).

Ministria e Transporteve që kontrollohej nga Meta përmes Haxhinastos, ka favorizuar SGS duke mos i kërkuar llogari për zbatimin e kontratës për investimet. Ky është korrupsioni.

Nëse këto nuk janë të vërteta, pra janë shpifje, jam gati të shkoj në burg. Ftoj zonjën Mona të bëjë padi për shpifje. Këtu padia kushton lirë, jo si ndaj gazetës austriake!

Por, halli i Monikës dhe Metës është të parandalohet zbulimi i disa aferave të tjera të llahtarshme, për të cilat shqiptarët nuk dinë asgjë. Kanë vjedhur paratë dhe pasuritë publike në mënyrë të paskrupullt dhe sikur në Shqipëri do të mbretëronte gjithmonë drejtësia e Adriatik Llallës dhe Gjin Gjonit.

U kap me zë dhe figurë duke bërë pazare në zyrën e Dritan Priftit, tha nuk jam unë.

U kap duke i kërkuar Kastriot Ismailajt 200 mijë euro, tha nuk jam unë.

I doli letra që kërkonte dëbimin e ish ambasadorit amerikan Xhon Uidhes, tha nuk jam unë.

I doli dosja si spiun i ish Sigurimit të Shtetit, tha nuk jam unë.

Operoi për 30 vite me dy mbiemra, duke firmosur me emër të rremë qindra dokumente, tha se fajin e kishte media.

I dolën kontratat 1.2 milionë USD për lobim në SHBA me para të pista, thotë nuk jam unë.

U doli klinika ku kanë hedhur qindra mijëra euro për dobësim dhe restaurim fytyre, thonë nuk jemi ne.

Po vjen momenti që përgjigjen ta japë drejtësia. Ose i akuzuari ose akuzuesi duhet të mbajë përgjegjësi, ndryshe reforma në drejtësi do të jetë thjeshtë një shaka.

 

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate