9/10/2025 8:23:36 PM

Zhdukja “misterioze” e Ervis Martinajt, oficeri Lami shtyn dëshminë, pista e hetimit

Duhet të lexoni

Gjykata ka vendosur masë sigurie arrest me burg, për oficerin e policisë Jeton Lami, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas akuzës Lami ka shoqëruar personin në kërkim Ervis Martinaj dhe nuk e ka arrestuar atë sipas urdhër-kërkimit policor.

Në vendimin e Gjykatës së Kurbinit thuhet ndër të tjera se Martinaj mund të jetë rrëmbyer. Por provat shkresore janë në dosjen hetimore. Sipas asaj që shkruhet në vendim, Lami është arrestuar dhe ka refuzuar marrjen në pyetje në rastin e kërkuar nga gjykata, duke e shtyrë për një moment të dytë.

Vendimi i plotë i datës 25 gusht 2022.

Objekti:
1- Marrja në pyetje të personit nën hetim Jeton Lami i biri i Lutfi dhe Hike i datëlindjes 30.01.1994, lindur në Tiranë dhe banues në rrugën “Azem Galica” Kamëz, me arsim bazë policorë, me kombësi e shtetësi shqiptare, i padënuar, ndaj të cilit Gjykata ë rrethit Gjyqsor Kurbin, me vendim nr. 893, datë 23/08/2022 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
2- Mosndryshimin e vendimit nr 893 datë, 23.8.2022 të Gjykatës së Rrethit Kurbin me të cilin është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” të parashikuar nga neni 238 i K. Pr Penale ndaj personit në hetim. Jeton Lami si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K. Penal, pasi është pikërisht personi ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” dhe se kushtet e kriteret e caktimit të masës së sigurimit ndaj tij dhe nevojat e sigurimit nuk kanë ndryshuar
Kundër personit nën hetim Jeton Lami, i biri i Lutfi dhe i Hike i datëlindjes 30.01.1994 lindur në Tiranë dhe banues në rrugën “Azem Galica” Kamëz, Tiranë me arsim bazë policor, me kombësi e shtetësi shqiptare, i padënuar, mbrojtur në gjykim nga avokati, Gentjan Rumano, me nr. 2836 licence, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë dhe avokat Elton Domi, me nr. licence 6204, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë, të zgjedhur

I Dyshuar:
Për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
Gjykata pasi dëgjoi pretendimet përfundimtare të prokutorit, i cili kërkoi pranimin e kërkesës sipas objektit dhe pretendimet përfundimtare të personit në hetimi i cili kërkoi përmes mbrojtësve caktimin e një mase më të butë sigurimi se ajo e “arrestit me burg” si ajo e “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose në mënyrë alternative “arrest në shtëpi” duke pretenduar se nuk ekziston rreziku i prishjes apo dëmtimit të provave sepse janë administruar dhe as rreziku i ikjes pasi ka bashkëpunuar me organin e procedures dhe i rrezikohet jeta nga izolimi për shkak të profesionit, pasi administroi dhe vlerësoi provat dhe shqyrtoi çështjen në tërësi

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate