Ai tha se nuk ka urrejtje ndaj SBASHK-ut, por se nuk pranojnë kërkesa të tilla.
E pas kësaj, ka reaguar lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai iu referua kryeministrit Kurti si frikacak.
“Me kënd me repliku me këtë tuc. Tuc ka lind, tuc është dhe tani që ka ikë prej njerëzve, ik prej sindikatave dhe tani ik edhe nga deputetët. Tu ikë pra, erdhi këtu e lëshoi një grusht miza dhe iki”, tha Krasniqi, transmeton lajmi.net.
Ai gjithashtu tha se kryeministri Kurti nuk mundet me u ballafaqu me të vërtetën sepse ka vetëm të vërtetën e vet.
“E krejt ne jetojmë në imazhin e tij, e jashtë atij imazhi s’ka jetë, s’ka drejtësi se veç ky është e drejta që ka arsye”,shtoi ai.